Lajme Zone
Gjykoi finalen e Kupës së Botës 2026, Slavko Vincic tërhiqet nga arbitrimi
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykoi finalen e Kupës së Botës 2026, Slavko Vincic tërhiqet nga arbitrimi

Federata sllovene ka konfirmuar se 46-vjeçari ka vendosur t'i japë fund punës si arbitër.

Federata Sllovene e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se arbitri i finales së Kupës së Botës 2026, Slavko Vincic, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij. 46-vjeçari, i cili u përzgjodh nga FIFA për të drejtuar finalen mes Spanjës dhe Argjentinës (1-0), ka vendosur të tërhiqet nga arbitrimi, siç konfirmoi federata e vendit të tij. "Një javë pas finales së Kupës së Botës në SHBA, Slavko Vincic e mbylli zyrtarisht karrierën e tij historike në nivelin më të lartë të arbitrimit botëror. Arbitri nga Maribori u bë arbitri i parë kryesor slloven që drejtoi finalen e madhe të Kupës së Botës FIFA 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës. Si kurorëzim i sezonit të tij të fundit, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) e shpalli arbitrin më të mirë të Kupës së Botës, ndërsa në Itali iu dorëzua edhe çmimi prestigjioz 'Giulio Campanati'." LEXO EDHE:Refuzimi i Guardiolës, zemërimi i Mancinit dhe lëvizja e Pirlos, 24 orët më të çmendura të verës së Azzurrëve Federata rikujtoi gjithashtu arritjet më të rëndësishme të Vincic gjatë karrierës së tij. Ai ishte pjesë e tre finaleve të Europa League, përfshirë finalen e vitit 2022 mes Eintracht Frankfurt dhe Rangers. Dy vite më vonë, ai drejtoi edhe finalen e UEFA Champions League mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit. Përvoja e tij në ndeshje të nivelit më të lartë besohet se ishte një nga arsyet kryesore pse FIFA e zgjodhi për finalen e Kupës së Botës 2026. Kur mësoi se do të ishte arbitri i finales, Vincic nuk i përmbajti emocionet dhe shpërtheu në lot. Gjatë turneut ai kishte drejtuar edhe tre ndeshje të tjera, mes tyre përballjen e fazës me eliminim direkt mes Ekuadorit dhe Meksikës. Në atë takim ai përjashtoi me karton të kuq Piero Hincapié, pasi mbuloi gojën me dorë për t'i folur një lojtari meksikan gjatë një debati të tensionuar. Edhe në finalen e Kupës së Botës, Vincic nxori karton të kuq ndaj mesfushorit argjentinas Enzo Fernandez, pasi ky mori dy kartonë të verdhë. Megjithatë, Argjentina mund të konsiderohet me fat që përfi ndeshjen me vetëm një lojtar të përjashtuar. Sjellja e Leandro Paredes, i cili hyri si zëvendësues, u cilësua si e papranueshme. Mesfushori ishte një nga protagonistët e përplasjes masive që shpërtheu pas përfundimit të finales, ndërsa Vincic pati vështirësi të mëdha për t'i ndarë futbollistët. Pas incidentit, FIFA hapi një hetim disiplinor. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: slavko vincic FIFA uefa Boterori 2026 Slloveni Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.1% Jo 29.9% Nuk e di 7% Vota total: 4658 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?