Lajme Zone
Gjykatat me gurë, Rama me… fjalë / Kryeministri i përgjigjet butë luftës së sistemit të drejtësisë
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykatat me gurë, Rama me… fjalë / Kryeministri i përgjigjet butë luftës së sistemit të drejtësisë

Vijon lufta gjykata-qeveri për pagat e magjistratëve, ndërsa 17 shtatori nuk është larg, kur do të miratohet ligji, që e mundëson diçka të tillë. Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Gjykata Administrative vendosi për zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit, duke i kujtuar se njësoj duhet të veprojë dhe për çështjet që qëndrojnë në sirtarët e saj.

“Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte gati t’ia falte një gjysmë rroge vrapuesve fluturakë të Gjykatës Administrative…”

Ky veprim i Administratives, sipas Ramës, është i pari në historinë e botës, që ai thotë se është një akt në shkelje dhe cenim të ligjit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Por të marrësh sa hap e mbyll sytë masën e parë të sigurisë në historinë e botës, jo për të ndaluar, po për të nxitur për interesin vetjak ekzekutimin e një akti që me gjasë cenon ligjin dhe interesin publik, ndërkohë që mijëra e mijëra dosje hallesh presin me vite në sirtarët e gjykatës në fjalë, kjo është diçka tejet turbulluese!”

Gjyqtarët kanë vendosur vetë për formulën e rritjes së pagave, ndërsa ligji ende nuk ka kaluar për miratim në Kuvend.

Sipas të dhënave të bëra publike nga kryeministri, magjistratët kanë miratuar një rritje rroge me 51% më tepër. Shtesa më e madhe e kërkuar është nga SPAK dhe GJKKO, me mbi 321 mijë lekë më tepër, duke e çuar pagën në rreth 10 mijë euro.

Ministria e Financave ka sqaruar se bonusi i gjyqtarëve llogaritet në rreth 40 milionë euro në vit, kosto e shtuar për buxhetin e shtetit. Por kjo është shifra e vetme që do të zbritet nga taksat dhe kontributet e qytetarëve. Gjyqtarët kërkojnë edhe rishikimin e pagave për periudhën 2023–2026, me efekt në buxhetin e shtetit 125 milionë euro. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet