Vendimi i gjykatave për ndërhyrje në çështjen e pagave përbën një puç institucional, sipas ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçoli.
Në një intervistë për “Money Report”, ai theksoi se e vetmja e autorizuar për të vendosur për rritjen e pagave është Ministria e Financave dhe asnjë autoritet tjetër nuk mund ta urdhërojë atë.
Çoçoli nënvizoi gjithashtu se pagat e magjistratëve në Shqipëri janë rritur gati trefish vitet e fundit, duke tejkaluar edhe ato të disa vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Nuk kemi drejtësi private ende. Duke qenë se është një institucion shtetëror, e vetmja e autorizuar për pagat është Ministria e Financave. Nuk ka fare autoritet, që të urdhërojë Ministrinë e Financave, qeverinë që të realizojë diçka që ata mendojnë se është kushtetuese. Ministria e Financave vendos për rritjen e pagave. Ky është një puç institucional. Sepse çdo institucion shtetëror ka një obligim, që të ushtrojë funksionin e tij, të bëjë gjyqet. Janë kërkesa të moralshme. Nuk mund të ketë paga që të tejkalojë pagat e magjistratëve në Europë. Magjistratët marrin paga më të larta se në Rumani, e në disa vende të Ballkanit Perëndimore. Pagat e gjyqtarëve janë rritur gati trefish në vitet e fundit”, tha eksperti i ekonomisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

