Vlora Hyseni duke shkuar në GJKKO Sekretet e SHISH në duart e Ergys Agasit, GJKKO ndalon publikimin në media të vendimit për Hysenin Gjykata e Posaçme ka reaguar zyrtarisht për çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke konfirmuar lënien e saj në “arrest në shtëpi”, ndërsa ka vendosur të mos lejojë publikimin e vendimit në media deri në përfundimin e hetimeve.
Sipas njoftimit të GJKKO-së, Hyseni u paraqit më 23 shtator para gjykatës pas kërkesës së SPAK për marrjen në pyetje si person nën hetim.
Gjyqtarja Flojera Davidhi vendosi vijimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, sipas nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale.
Por bashkë me masën ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, gjykata ka vendosur edhe ndalimin e publikimit të plotë ose të pjesshëm të vendimit deri në përfundimin e hetimeve paraprake, duke iu referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale. Kështu, përmbajtja e vendimit, ku ndodhen edhe argumentet dhe materialet mbi të cilat GJKKO ka mbështetur masën ndaj Hysenit, nuk mund të publikohet në këtë fazë.
Vlora Hyseni është nën hetim nga SPAK për “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”. Në qendër të hetimeve është marrëdhënia e saj me biznesmenin Ergys Agasi dhe dyshimet se ish-drejtuesja e SHISH i ka vënë atij në dispozicion informacione sekrete.
Gjatë kontrolleve, SPAK ka gjetur në makinën e Ergys Agasit 9 faqe me të dhëna sekrete të SHISH. Dyshimi i hetuesve është se materialet i janë dhënë biznesmenit nga Hyseni.
Hetuesit kanë administruar gjithashtu qindra komunikime mes Hysenit dhe Agasit. Bëhet fjalë për më shumë se 500 komunikime përmes aplikacionit “Signal”, të zhvilluara në harkun e rreth dy muajve. Nga hetimet rezulton se komunikimet mes tyre kanë vazhduar edhe gjatë periudhës kur Agasi ishte në kërkim. Hyseni është pyetur nga SPAK edhe për dokumentet e SHISH të gjetura në makinën e Agasit. Ajo ka pranuar se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me biznesmenin, por ka deklaruar se Agasi ishte bashkëpunëtor i SHISH dhe se kontaktet mes tyre zhvilloheshin në këtë kuadër.
Për materialet sekrete të gjetura në automjetin e tij, Hyseni u ka thënë prokurorëve se do të kthente përgjigje me shkrim.
SPAK po heton tashmë se si kanë dalë këto informacione nga Shërbimi Informativ dhe si kanë përfunduar në duart e Agasit, ndërsa ish-drejtoresha e SHISH do të vijojë të qëndrojë në “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, me vendimin e fundit të GJKKO-së, përmbajtja e plotë e materialit mbi të cilin është mbështetur masa ndaj Hysenit nuk do të mund të publikohet deri në përfundimin e hetimeve paraprake. /Pamfleti shish vlora hyseni gjkko 1 734x675 1790253498 vlorahyseni screenshot 1 3 Komente B Bodeci 24 Shtator 2026, 15:47 Vetem Lala, asnje tjeter.
Mire e kane bere!
Ajo ka investiguar vete.
Kjo eshte zotesi gazetari. Përgjigjjuni S Sotiri shoku Sofos 24 Shtator 2026, 16:35 Po pse e quani biznesmen kete halen Ergys Agasi nuk e kuptoj . Ai k qene thjesht nje kryepatronazhist qe zhvaste miliarda paret e shqiptarve tvarfen me tenderat e dhurume nga Edvin Kristaq Rama. Kishte karta bianka nga Edvini ndaj e hidhte shurrn perpjete. Përgjigjjuni A Adri 24 Shtator 2026, 19:23 Zullumi esht aq i madh sa po mbyten vet keta.....turp.zhgenjim.urrejtje.njè mal me ndjesi vec keqardhje jo per keta sojet...nje lutje kam nxirini themelet ketyre banditeve Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Skandali i SHISH, gazetari: Agasi dhe Vlora nga lidhje dashurie, në bashkëpunim të pastër kriminal 24 Shtator 2026, 14:5814:58Aktualitet Shantazhi i Vlora Hysenit ndaj gazetarja Lala, reagon SafeJournalists: Presion, ish-drejtuesja e SHISH të tërheqë deklaratën! 24 Shtator 2026, 14:5314:53Aktualitet GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për Vlora Hysenin, kyç gojën para gazetarëve 24 Shtator 2026, 14:2514:25Aktualitet Zjarr në tokat bujqësore në Lushnjë, flakët përhapen me shpejtësi në zonë 24 Shtator 2026, 14:2614:26Aktualitet Vlora Hyseni e akuzoi publikisht për takime me agjentët serbë, reagon Klodiana Lala: Sulm vulgar! 24 Shtator 2026, 13:3213:32Aktualitet Incident në protestën para Kuvendit, i moshuari humb ndjenjat 24 Shtator 2026, 12:3212:32Aktualitet

