Lajme Zone
"O kriminel, e gjithë Shqipëria të urren!", Rama qëllohet me vezë në SHBA, krah tij bashkëshortja dhe Taulant Balla (Video)
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

"O kriminel, e gjithë Shqipëria të urren!", Rama qëllohet me vezë në SHBA, krah tij bashkëshortja dhe Taulant Balla (Video)

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, protestuesit shihen duke i hedhur vezë kryeministrit, ndërsa nga turma dëgjohen thirrje dhe epitete të rënda ndaj tij, mes tyre “mafia” dhe “kriminel”.

Në kulmin e debatit për SHISH dhe skandalit rreth Vlora Hysenit, Rama përballet edhe me shqiptarët në SHBA, ku protestuesit e qëllojnë me vezë dhe e akuzojnë si kriminel. Kryeministri Edi Rama goditet me vezë në SHBA Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, protestuesit shihen duke i hedhur vezë kryeministrit, ndërsa nga turma dëgjohen thirrje dhe epitete të rënda ndaj tij, mes tyre “mafia” dhe “kriminel”.

Në krah të Ramës ndodhej bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përballja në SHBA vjen në një moment kur në Shqipëri vijon debati i fortë publik dhe politik rreth Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) dhe skandalit të Vlora Hysenit, çështje që ka nxitur akuza dhe polemika të shumta në skenën politike shqiptare.

“Edi Rama kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, i thonë ata. @albania_freedom_news ????????Rama qellohet me veze ne new York. *Kjo faqe nuk toleron asnjë aktivitet të paligjshëm, postuar vetëm për qëllime lajmesh dhe informacioni! Mos harroni të na ndiqni për të qëndruar të informuar rreth zhvillimeve.#abaniafreedomnews #albaniafreenews #albfreenews #albaniafreedom #albaniafreedomnews ♬ audio originale - ALBANIAFREEDOMNEWS.AL Kryeministri Rama ndodhet prej ditës së shtunë në Shtetet e Bashkuara, ku sot më 25 shtator pritet të jetë një nga folësit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Fjalimi i tij është parashikuar të mbahet në orën 17:00. Nuk dihet se çfarë do të flasë kryeministri, por një nga çështjet më të debatueshme mbetet ajo e dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ka shkaktuar revoltë e pakënaqësi në mesin e shqiptarëve.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Michigan.Gjatë fjalimit në Michigan, kreu i qeverisë foli përpara shqiptarëve dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri tha se çlirimtarët “u varrosën për së gjalli”.

“Shqipëria në këtë mes nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por sidoqoftë të zgjedhurit e popullit do të vendosin të refuzojnë varrosjen për së gjalli të atyre 4 burrave. Unë besoj se respektimi i detyruar i vendimit të gjykatës nuk e pengon kurrsesi refuzimin e asaj varrosjeje si një fatalitet pa apel”, tha Rama.edi rama qëllohet me vezë në shba Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Berisha nxjerr zbuluar Baton Haxhiun: Ti je kumbari i emërimit të Vlora Hysenit në SHISH 24 Shtator 2026, 22:2322:23Politike 'Liderit global' që kërkon Samitin e NATO-s, i shembet piramida e sigurisë! 24 Shtator 2026, 21:4621:46Politike Ish-drejtoresha e SHISH me masë sigurie, Begaj thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare 24 Shtator 2026, 18:3618:36Politike Prrenjasi i thotë “JO” bashkimit me Librazhdin, 17 këshilltarë votojnë kundër 24 Shtator 2026, 16:1816:18Politike U bënë gati ta dekoronin, francezët ‘sy e veshë’ në Shqipëri për Vlora Hysenin; shtohen goditjet për Ramën 24 Shtator 2026, 16:0716:07Politike Nga Shqipëria te Ukraina, zgjerimi përplaset me vetot/ Brukseli përballë vendimit që ndryshon gjithçka 24 Shtator 2026, 15:5715:57Politike