Lajme Zone
Territorialja/ Nga aktorë te avokatë e shkrimtarë kundër shkrirjes së bashkisë së Patosit dhe bashkimit me Fierin! Letër drejtuar Kuvendit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Territorialja/ Nga aktorë te avokatë e shkrimtarë kundër shkrirjes së bashkisë së Patosit dhe bashkimit me Fierin! Letër drejtuar Kuvendit

Intektualë të njohur, përfshirë aktorë, avokatë e shkrimtarë janë shprehur kundër shkrirjes së bashkisë së Patosit dhe bashkimit me Fierin.

Intektualë të njohur, përfshirë aktorë, avokatë e shkrimtarë janë shprehur kundër shkrirjes së bashkisë së Patosit dhe bashkimit me Fierin. Në një letër drejtuar kryetarit të kuvendit, komisionit të posaçëm parlamentar për reformën administrativo-territoriale, kryetarit të grupit parlamentar të partisë socialiste ata shprehen se duhet të kryhet dhe të bëhet publike një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme mbi funksionalitetin e Bashkisë Patos; kapacitetin e saj administrative, strukturën ekonomike të territorit. LEXO edhe...‘Territorialja’/ Këshilli Bashkiak Elbasan jep ‘Ok’ bashkimit me Cërrikun dhe Belshin (VIDEO) “Në kuadër të procesit të Reformës Administrativo-Territoriale, paraqesim këtë parashtresë lidhur me statusin territorial dhe administrativ të Bashkisë Patos. Komuniteti i Patosit kërkon që, përpara çdo vendimmarrjeje për ndryshimin e statusit të kësaj bashkie ose për bashkimin e saj me Bashkinë Fier, të kryhet dhe të bëhet publike një analizë e plotë, objektive dhe e verifikueshme mbi: funksionalitetin e Bashkisë Patos; kapacitetin e saj administrativ; kapacitetin financiar; strukturën ekonomike të territorit; karakteristikat demografike; veçoritë gjeografike; aksesin e qytetarëve në shërbime; historinë administrative; identitetin shoqëror dhe kulturor; ndikimin e industrisë së naftës dhe gazit; kostot dhe përfitimet e një bashkimi të mundshëm me Fierin; alternativat ndaj bashkimit. Pozicioni i komunitetit është se Bashkia Patos duhet të ruhet si njësi e veçantë e vetëqeverisjes vendore”, thuhet në letër. Lajm në përditësim… Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë Xh.K/E.H/ReportTv.al reforma territoriale Patos Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.8% Jo 42.1% Disi 11.1% Vota total: 3342 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?