Lajme Zone
Gjykata Speciale: Hashim Thaçi mori pjesë në krime, dha kontribut në qëllimin kriminal të UÇK
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata Speciale: Hashim Thaçi mori pjesë në krime, dha kontribut në qëllimin kriminal të UÇK

Kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, Charles Smith III, tha se Thaçi shprehu tolerancë, inkurajim për krimet dhe mori pjesë personalisht në krime.

Prokuroria ka kërkuar nga 45 vite burg për secilin nga katër ish-krerët e UÇK-së, ndërsa mbrojtja ka kërkuar rrëzimin e akuzave. Hashim Thaçi Gjykata Speciale ka konstatuar se Hashim Thaçi ka patur kontribut të qenësishëm në atë që konsiderohet si plan i përbashkët kriminal nga UÇK.

Kryetari i trupit gjykues në Gjykatën Speciale, Charles Smith III, tha se Thaçi shprehu tolerancë, inkurajim për krimet dhe mori pjesë personalisht në krime.

“z. Thaçi tha kontribut të qenësishëm në zbatimin kriminal të përbashkët. Thaci si anëtar i shtabit të përgjithshme dhe si shef i drejtorisë politike ishte anëtar kyc në formulim dhe zbatimin kriminal të përbashkët. Këtu përfshihet shënjestrimi i kolaboracionistëve, lufta speciale kundër kundërshtarëve. Z.Thaci emëroi persona besnik në pozita komanduese që të kishin kontrollin e UÇK dhe që plani i tyre të zbatohej deri në nivelet më të ulëta të hierarkisë. Shumë prej tyre kryen krime ose ishin në dijeni të kryerjes së krimeve, në përputhje me qëllimin e përbashkët. Z.Thaçi mori pjesë dhe inkurajoi krimet përmes publikimit të komunikatëve dhe luftës speciale, z.Thaçi shprehu tolerancë dhe inkurajim për kryerjen e krimeve kundër kundërshtarëve. Ai mori pjesë personalisht në krime”, tha Charles Smith III.

Gjykata Speciale gjithashtu ka konstatuar se nuk është provuar ekzistenca e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullatës civile, si kusht për të vërtetuar krimet kundër njerëzimit ndaj katër udhëheqësve të UÇK-së.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer një sulm i tillë i përhapur kundër popullatës civile”, ka deklaruar kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.

Procesi gjyqësor në Hagë ka zgjatur më shumë se katër vite dhe ka përfshirë dëshmitë e mbi 100 personave nga ana e Prokurorisë, ndërsa mbrojtja ka paraqitur dëshmitarë dhe argumente në kundërshtim me akuzat dhe pretendimet për përgjegjësinë e të pandehurve.

Në orën 12:00 pritet vendimi final për ish krerët e UKÇ-së.

Prokuroria ka kërkuar nga 45 vite burg për secilin nga katër ish-krerët e UÇK-së, ndërsa mbrojtja ka kërkuar rrëzimin e akuzave.

Në Kosovë, shpallja e aktgjykimit është pritur me aktivitete publike në mbështetje të të akuzuarve, përfshirë “Marshin për Liri” në Prishtinë. Edhe në Hagë janë mbledhur mbështetës, ndërsa autoritetet holandeze kanë shtuar masat e sigurisë pranë objektit të Dhomave të Specializuara.

Aktgjykimi i shkallës së parë nuk e mbyll domosdoshmërisht procesin. Prokuroria dhe mbrojtja kanë të drejtë të apelojnë vendimin, sipas procedurave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.hashim thaçi gjykata speciale Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Gjykimi ndaj Thaçit/ Trupi gjykues: 96 persona u vranë, trajtim mizor ndaj të paktën 49 të ndaluarve 16 Shtator 2026, 11:1111:11Kosova Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së presin vendimin e Hagës, nëna e Hashim Thaçit nuk di gjë për seancën 16 Shtator 2026, 11:0611:06Kosova Dëshmitë për të ndaluarit serbë/ Gjykatësi në Hagë: Kishin thonj të shkulur, i rrihnin derisa nuk qëndronin dot në këmbë 16 Shtator 2026, 11:0511:05Kosova “Do t’ju vrasim”/ Çfarë deklaroi trupi gjykues në Hagë për trajtimin e të ndaluarve në qendrat e UÇK-së 16 Shtator 2026, 11:0111:01Kosova Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Charles Smith: Nuk gjykojmë legjitimitetin e UÇK-së dhe luftën për pavarësi 16 Shtator 2026, 10:5510:55Kosova Gjyqi në Hagë ndaj ish krerëve të UKÇ-së, trupi gjykues: Mbi 308 persona u torturuan barbarisht 16 Shtator 2026, 10:5110:51Kosova