Lajme Zone
Gjykata në Prishtinë lë në burg për një muaj ish-bashkëpunëtorin e Behgjet Pacollit! Valon Lluka dyshohet për mashtrim dhe 3 vepra të tjera penale
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata në Prishtinë lë në burg për një muaj ish-bashkëpunëtorin e Behgjet Pacollit! Valon Lluka dyshohet për mashtrim dhe 3 vepra të tjera penale

Ish-bashkëpunëtori i Behgjet Pacollit, biznesmeni kosovar Valon Lluka, është lënë në paraburgim për një muaj me vendim të Gjykatës në Prishtinë. Lluka, ish-drejtor i Mabetex Holding, u ndalua 2 ditë më parë. Ai dyshohet për katër vepra penale, mes tyre mashtrim, shpërdorim të pasurisë së huaj, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe lidhje të kontratës së dëmshme.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për biznesmenin kosovar Valon Lluka, ish-drejtor i Mabetex Holding dhe ish-administrator i shoqërisë koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Vendimi është marrë 2 ditë pasi Lluka u ndalua për 48 orë me urdhër të Prokurorisë së Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë mashtrimin, shpërdorimin e pasurisë së huaj, keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike dhe lidhjen e kontratës së dëmshme. LEXO edhe...Arrestohet në Gjermani 34-vjeçarja shqiptare, dënohet me 30 ditë burg për një gjobë të papaguar Lluka njihet edhe si ish-bashkëpunëtor i biznesmenit Behgjet Pacolli, me të cilin është përfshirë në një konflikt publik pas largimit nga drejtimi i kompanisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj tij po zhvillohen hetime për katër vepra penale. Konflikti me Behgjet Pacollin dhe akuzat për miliona euro Në vitin 2025, Valon Lluka u shkarkua nga posti i administratorit të shoqërisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës, pas një konflikti me kompaninë “Mabco Construction”, të lidhur me Behgjet Pacollin. Në atë kohë, Lluka pretendoi se kishte refuzuar të nënshkruante një dokument që, sipas tij, do ta bënte shoqërinë koncesionare garantuese për një kredi prej 100 milionë eurosh. Nga ana tjetër, Pacolli e akuzoi publikisht ish-bashkëpunëtorin e tij për keqpërdorim të detyrës dhe përvetësim fondesh, pretendime që Lluka i mohoi. Përplasja mes tyre vijoi edhe gjatë vitit 2026. Në gusht, Pacolli akuzoi Llukën për përfshirje në raste të dyshuara abuzimi, duke përmendur pagesa prej mbi 1.5 milionë eurosh. Ai ngriti gjithashtu pretendime për një tjetër rast, që sipas tij kishte ndodhur në vitin 2025, kur nga kompanitë e Grupit Mabetex ishin kryer pagesa prej rreth 1.6 milionë eurosh drejt një kompanie në Abu Dhabi, për shërbime që, sipas Pacollit, nuk ishin realizuar. Pacolli pretendoi se ndaj Llukës po zhvilloheshin hetime edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, lidhur me aktivitetet e tij në Mabetex. “Për mashtrimet rreth Aeroportit të Vlorës, shpresoj se do të trajtohen nga gjykatat e Tiranës pa anshmëri. Në Kosovë po ashtu shpresoj të tregojë drejtësia (ashtu si në Emiratet e Bashkuara) dhe t’i hetojnë deri në fund të gjitha këto raste dhe të përcaktojnë përgjegjësinë ligjore për dëmin e shkaktuar nga këto veprime ilegale”, shkruante Pacolli. Pas largimit nga kompania koncesionare e Aeroportit të Vlorës, Lluka krijoi shoqërinë e investimeve “Investia Holding”, ku mbante pozicionin e kryetarit dhe bashkëthemeluesit. Ndërkohë, me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, biznesmeni do të qëndrojë në paraburgim për një muaj, ndërsa hetimet për veprat penale për të cilat dyshohet vijojnë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al Valon Lluka behgjet pacolli aeroporti i vlores kosove prishtine Mabetex Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.4% Jo 32% Nuk e di 6.5% Vota total: 3057 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?