Lajme Zone
Vrasja e Astrit Kalasë u programua 4 ditë para! Mesazhet e autorit drejt Gjon Shkambit: Situata është e rëndë boll, të ruajmë nervat për të hënën
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e Astrit Kalasë u programua 4 ditë para! Mesazhet e autorit drejt Gjon Shkambit: Situata është e rëndë boll, të ruajmë nervat për të hënën

Skenari i paramendimit të vrasjes është zbuluar pas ekzaminimit të telefonave që iu sekuestruan Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij Gjon Shkambi, ku 3 ekspertë të laboratorit kibernetik pranë SPAK, kanë zbuluar disa mesazhe kompromentuese që Elvisi, ia ka dërguar në telefon Gjon Shkambit.

Vrasja e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, në datën 6 Tetor 2025 në sallën e gjyqin ka qenë e programuar 4 ditë më parë nga autori i krimit, shkodrani Elvis Shkambi. Skenari i paramendimit të vrasjes është zbuluar pas ekzaminimit të telefonave që iu sekuestruan Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij Gjon Shkambi, ku 3 ekspertë të laboratorit kibernetik pranë SPAK, kanë zbuluar disa mesazhe kompromentuese që Elvisi, ia ka dërguar në telefon Gjon Shkambit. LEXO edhe...Një vit nga vrasja e Astrit Kalajës, magjistratët apel shtetit: Siguria ka mbetur në vend, mos prisni të humbasim një tjetër për të vepruar! Siç rezulton dhe në dosjen penale në datën 2 Tetor 2025, Elvis Shkambi, i dërgon mesazh xhaxhait të tij, Gjon Shkambi, duke i shkruar në orët e mbrëmjes se: “…e me i qelbanikos krejt…”. Ndërkohë në datën 3 tetor 2025 në orën e mbrëmjes 22:56 Elvis Shkambi i shkruan një mesazh xhaxhait të tij, duke i thënë se:”…situata asht e randë boll, pa e randu edhe pak ma shumë…”. Dy minuta pas këtij mesazhi, po në mbrëmjen e datës 3 tetor 2025, Elvis Shkambi i dërgon një tjetër mesazh xhaxhait të tij, Gjon Shkambit, duke i thënë si më poshtë vijon: “…të ruajmë nervat për të Hanën…”. Dhe pikërisht data 6 tetor, ditën kur ndodhi krimi i rëndë në ambjentet e gjykatës së Apelit ishte ditë e hënë. Pikërisht këtë ditë, gjyqtari Astrit Kalaja, u vra me 3 plumba pistolete “Welt Waffen W. Germany, Cal.765 mm, Broëning”. Të 3 plumbat kanë qënë tejshkues, duke çuar në vdekjen e menjëhershme të gjyqtarit Astrit Kalaja. Këto mesazhe të zbuluara në telefon, kanë çuar prokurorët e çështjes Arenc Çela dhe Ridvan Suka, në konkluzionin se vrasja e gjyqtarit ishte paramenduar 4 ditë më parë nga Elvis Shkambi. Ndaj nisur nga kjo situatë për Elvis Shkambit është ngritur akuza zyrtare e “Vrasjes së funksionarëve publikë” në dëm të gjyqtarit viktimë Astrit Kalaja, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” kundër palëve ndërgjyqëse kryer në bashkëpunim në dëm të Ragip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj si dhe “Mbajtja pa lejë të armëve dhe municioneve shpërthyese”. Me këto 3 akuza të rënda, nëse do shpallet fajtor Elvis Shkambi rrezikon një dënim nga 35 deri në burgim të përjetshëm. Ndërkohë gjatë hetimeve 1 vjeçare të kryera, prokurorët nuk konstatuan pjesëmarjen në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, të xhaxhait të Elvis Shkambit, Xhon Shkambit. Në fillim të hetimeve Gjon Shkambi u arrestua dhe u hetua për vrasjen e gjyqtarit, por shumë shpejt kjo akuzë nuk u provua. Por ndaj tij hetimi provoi se ishte përfshirë në veprime kriminale të “Vrasjes në rrethana cilësuese kundër palëve ndërgjyqëse kryer në bashkëpunim në dëm të viktimave Ragip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj. I pandehur në këtë çështje është marë dhe një punonjës i gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre” pasi nuk ka kontrolluar fizikisht pas sinjalit të kuq të nxjerë nga skaneri i gjykatës. Tashmë çështjë ka hyrë në fazën e gjykimit paraprak në gjykatën e Tiranës dhe pritet që në muajt në vijim të fillojë dhe procesi i gjykimit. P.J/ReportTv.al Ervis Kurtaj RAGIP KURTAJ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja Astrit Kalaja Elvis Shkambi gjon shkambi Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.3% Jo 32.2% Nuk e di 6.5% Vota total: 3257 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?