Katër protestuesit e arrestuar për dhunën dhe shkatërrimet në Gjykatën e Apelit janë liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Tiranës.
Analisti Martin Leka thotë se vendime të tilla tregojnë mungesë profesionalizmi dhe dinjiteti të prokurorëve e gjyqtarëve.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se bie alibia se kreu i qeverisë, Edi Rama i ka në dorë gjykatat. Ndër të tjera, analisti Leka shtoi se reforma në drejtësi është totalisht e dështuar. “Digjen gjykatat, prokurorët lirojnë njerëzit që kanë dhunuar simbolet e drejtësisë. Kemi mungesë profesionalizmi, kemi mungesë dinjiteti të këtyre prokurorëve, gjyqtarëve që i lirojnë nga burgu. Kjo i heq Edi Ramës mundësinë e trysnisë se ka në dorë gjykatat. Kjo alibi bie. Reforma në drejtësi është totalisht e dështuar. Përderisa nuk mund të mblidhen 140 deputetët për të rregulluar gjithçka që ka të bëjë me reformën në drejtësi. Edhe prokurorët dhe gjykatësit duhet të kenë një vend ku të japin llogari. Kultura e pandëshkueshmërisë duhet të zërë vend edhe në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Nëse nuk janë të paaftë, janë thjesht të korruptuar”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet martin leka
