Lajme Zone
Gjykata i cakton një muaj paraburgim Vezir Hazirajt
PolitikëTelegrafi

Gjykata i cakton një muaj paraburgim Vezir Hazirajt

Gjykata Themelore në Pejë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit Vezir (Ramush) Haziraj, i cili po hetohet për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Gjykata Themelore në Pejë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit Vezir (Ramush) Haziraj, i cili po hetohet për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.Sipas aktvendimit të siguruar, masa e paraburgimit do të llogaritet nga data 15 gusht 2026, dita kur i pandehuri është arrestuar, dhe do të zgjasë deri më 13 shtator 2026. Vendimi është marrë pas seancës dëgjimore të mbajtur më 16 gusht, ku gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase.Në aktvendim thuhet se Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet ndaj Hazirajt më 10 gusht 2026, pas dyshimeve se ai ka kryer veprën penale të armëmbajtjes pa leje.Rasti mbetet në procedurë hetimore, ndërsa organet e drejtësisë pritet të ndërmarrin veprimet e mëtejshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.