Lajme Zone
Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, duke konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar më herët nga GJKKO.

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, duke konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” të caktuar më herët nga GJKKO.

Vendimi u mor pas rigjykimit të çështjes, i cili u zhvillua në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të majit 2026. Kushtetuesja kishte vlerësuar se Gjykata e Lartë nuk kishte argumentuar në mënyrë të mjaftueshme pse masa e arrestit në burg ishte e vetmja masë e përshtatshme për Veliajn, si dhe nëse kjo masë ishte proporcionale me funksionin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Seanca e sotme në Gjykatën e Lartë nisi në orën 09:30 dhe u zhvillua në Dhomë Këshillimi, pa praninë e palëve.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025. Ai po hetohet për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, në një çështje ku janë nën hetim edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa biznesmenë.