Lajme Zone
Gjykata e la në qeli; A do të vazhdojë Erion Veliaj të mbajë peng Tiranën?
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Gjykata e la në qeli; A do të vazhdojë Erion Veliaj të mbajë peng Tiranën?

Sot Gjykata e Lartë vendosi. Erion Veliaj do të qëndrojë n...

Sot Gjykata e Lartë vendosi. Erion Veliaj do të qëndrojë në burg.

Shpresa e fundit e kryebashkiakut të Tiranës duket se “vdiq”. “Vdiq” së bashku me propagandën, se ai sot do të lirohej nga Gjykata e Lartë. “Vdiq” së bashku me propagandën, se Gjykata Kushtetuese i kishte thënë Gjykatës së Lartë "lirojeni Erionin". Goditja e radhës për Erion Veliajn/ Gjykata e Lartë e lë në burg 15 Shtator, 11:09 Në fakt, Gjykata Kushtetuese kishte thënë "arsyetoni pse një njeri që është në detyrë, kryetar bashkie, duhet të qëndrojë në burg." Dhe argumentat i dinë të gjithë.

Erion Veliaj nuk mund të kthehet më në zyrën e tij, sepse aty ka bërë krime. Erion Veliaj kërkon të kthehet në vendin e krimit

14 Shtator, 19:11 Ka të paktën nëntë akuza për korrupsion nga ajo zyrë ku ka drejtuar. Dikush, nga këta palojuristë thoshte se "ai është i zgjedhur, duhet të kthehet te zgjedhësit". Por kur e zgjodhën qytetarët e Tiranës, nuk e çuan në atë karrige që të përsëriste 9 herë veprën penale të korrupsionit apo dhe 4 akuza të tjera! E nuk dihet ç'do t'i dalë pas nga ato hetime, që SPAK vazhdon në një dosje në fraksion.

Për më tepër, Gjykata e Lartë nuk mund ta lironte Erion Veliajn, i cili prej 14 muajsh refuzon të gjykohet. Pse Gjykata e Lartë nuk duhet ta lirojë nga burgu Erion Veliajn? 13 Shtator, 17:48 Për këdo që thotë se ende po hetohet, se s'janë mbledhur provat, kjo është një gënjeshtër. Erion Veliajt në korrik më 24 korrik 2025, i është çuar dosja në gjykatë. Janë 60.000 faqe me 13 akuza të rënda penale, nëntë nga të cilat për korrupsion. Të gjitha faktet dhe provat janë atje. Dhe nga ajo datë Erion Veliaj nuk pranon të gjykohet. Ndërron avokat pas avokati, dhe kapet pas procedurash, propagandave, me idenë se do të dilte. 99-çi, sekser i Erion Veliajt

31 Gusht, 20:04 Si mundet të të nxjerrë Gjykata e Lartë, kur ti prej 14 muajsh refuzon të shkosh, të gjykohesh në GJKKO në themel? Kur, po të ishe i duke bashkëpunuar me drejtësinë, të shkoje në seancë, gjyqet mund të kishin mbaruar, mund të kishte dalë dhe i pafajshëm. 14 muaj janë të mjaftueshëm për të mbaruar disa gjyqe, jo një, në një shkallë.

Shkojmë më tej!

Tirana peng!

Pra, nuk po merremi me diskutimet e tjera apo me tezat e tjera. Tirana sot është peng, është peng i një kryetari bashkie që është i lidhur pas karriges. Mjafton të kujtojmë kolltukofagët e Imzot Nolit për të kuptuar se kush është Erion Veliaj. Është shkruar një shekull më parë. Veliaj është i lidhur pas karriges, që të fitojë lirinë pas akuzave të rënda të SPAK-ut.

Çfarë nuk ka bërë në më shumë se një vit e gjysmë pas arrestimit?! Emëron një Alban Dokush, hiq një “Alban Dokush”. Emëron një Anduelë, ikën një tjetër dhe vjen një tjetër, së fundi merr dhe kompetencat. Këtu ka treguar një tjetër anë të fytyrës së tij, atë të pengmarrjes së institucionit të Bashkisë së Tiranës, duke u sjellë si pronari i saj. Rama kërkon lirimin e Veliajt, por kush do ta zgjidhë Tiranën? 2 Shtator, 12:15 Erion Veliaj nuk është pronari i Bashkisë së Tiranës. Në qoftë se do kishte qenë një kryetar bashkie me standarde si në Europë, Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Dhe siç thonë mbrojtësit e tij ligjorë, "nuk e tha dot se e arrestuan”. Është e pavërtetë! Veliaj ka qenë në dijeni të akuzave nga SPAK muaj më përpara. Për më tepër, në nëntor-dhjetor, dy-tre muaj para se ta arrestonte, doli para mediave, në lidhje direkte, sulmoi gazetarët. Kërkoi të lexonte raportimet e medias.

Veliaj e dinte që ishte në hetim, në akuzë penale, dhe duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Por ai vazhdoi punën e tij. Njerëzit e tij të afërt si Klotilda Bushka e cila shkoi të prishë provat. Veliaj u arrestua dhe sërish nuk e dha dorëheqjen, sepse mendon që duke qenë i lidhur pas karriges së kryetarit të Bashkisë, mundet të dalë i lirë. Dhe për më tepër, krijuan skema dhe skenarë me avokatë të huaj britanikë dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët, në fakt, nuk lejohen sipas ligjit në Shqipëri pasi duhet të jenë nga një vend i BE-së. Shkuan me lobime deri në ShBA, ku gënjyen e mashtruan senatorë e kongresmenë se prokurori Ols Dado kishte kërkuar shtesë për leje ndërtimi apo se ishte aktivisti i PD-së. E shumë nga këto që tashmë janë të shumëthëna!

Jemi përballë një fakti: A do vazhdojë Erion Veliaj ta mbajë peng Tiranën pasi Gjykata e Lartë e la në burg?

Ky është diskutimi që duhet të kenë sot studiot televizive, mediat, analistët, edhe njerëzit e tij, edhe propaganda e tij.

Erion Veliaj nuk mund të vazhdojë të mbajë peng Tiranën dhe ta tërheqë zvarrë atë, për procedurat e tij ligjore. Do të shkojë në Strasburg, të shkojë ku të dojë, dhe në hënë le të shkojë, të kërkojë drejtësi dhe ka të drejtë të gjitha të drejtat e Zotit! Por nuk ka të drejtë të marrë peng kryeqytetin!

Nuk ka të drejtë ta mbajë të lidhur vetë karrigen e kryetarit të bashkisë, pas hallit të tij personal. Halli i tij dhe veprat e tij penale duhet të gjykohen, kurse qytetarët kanë nevojë për shërbime, dhe ai është kapur në faj. Derisa të mbarojë procesi gjyqësor, Tirana ka nevojë t'i shërbehet. Dhe nuk ka pse t'i shërbejë një kryetar bashkie nga burgu, që nuk bën asgjë. Por duhet të japë dorëheqjen dhe duke u larguar si kryetar bashkie, së pari do të çlirojë kryeqytetin, e së dyti, do të çlirojë dhe veten e tij nga qelia. Sepse në gjykatë do të bjerë çdo argument mbrojtës i SPAK-ut.

Pikërisht atë që tha Gjykata e Lartë: nuk mund të kthehet në zyrë sepse mund të përsërisë krimin!

Ndaj Erion Veliaj sot, kthehet prapë në ditën “një", atëherë kur iu njoftuan akuzat zyrtarisht ditën që duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Në rast se ishte një politikan dhe një qytetar evropian, dhe të shkonte të përballej me drejtësinë dhe Tiranën të mos e merrte zvarrë me hallin e tij. Veliaj tërheq zvarrë Bashkinë e Tiranës 2 Shkurt, 20:49 Tani Gjykata e Lartë e dha vendimin, të gjithë mbështetësit e tij shpresonin që të lirohej e të kthehej në zyrë. Vendimi i gjykatës nuk diskutohet më tej. Procedurat do shkojnë në Kushtetuese, Strasburg, këto janë hallet dhe hapat që do të ndjekë Erioni, por Tirana duhet të çlirohet. Veliaj ngelet në burg/ Protestuesit brohorasin për vendimin ndaj kryebashkiakut 15 Shtator, 11:20 Në qoftë se i ka ngelur një fije fytyre, përballë qytetarëve të Tiranës, që e kanë votuar me të drejtë apo jo, Erion Veliaj duhet t'u japë dorëheqjen dhe duhet ta çlirojë Tiranën nga makthet e tij! Një milion qytetarë, peng të një prokure 1 Shtator, 11:35 Problemet dhe hallet e veta t'i shkojë t'i zgjidhë në gjykata me drejtësinë. Ndërsa qytetarët e Tiranës kanë halle të tjera, të cilat nuk janë të lidhura fare me Erion Veliajn, dhe këtë sot e tha dhe Gjykata e Lartë. Ndaj dhe koha është që kryeqyteti të çlirohet nga Zdromsi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.