Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Të katër janë shpallur fajtorë për një sërë krimesh lufte dhe janë dënuar me gjithsej 81 vite burgim.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite burgim.
Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burgim, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.
Hashim Thaçi – 25 vite burgim
Kadri Veseli – 18 vite burgim
Rexhep Selimi – 13 vite burgim
Jakup Krasniqi – 25 vite burgim
Në total, katër të akuzuarit janë dënuar me 81 vite burgim.
Trupi gjykues i shpalli katër ish-drejtuesit e UÇK-së penalisht u shpallën fajtor ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme, ndërsa gjykata i shpalli të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.
Sipas aktgjykimit, krimet e konstatuara nga trupi gjykues ishin të rënda dhe të përhapura gjerësisht. Ato përfshinin 14 komuna të Kosovës dhe dy rrethe në veri të Shqipërisë.
Për Rexhep Selimin, trupi gjykues përcaktoi dënime të veçanta prej 6 vitesh për ndalim të paligjshëm, 2 vitesh për trajtim mizor, 8 vitesh për torturë dhe 11 vitesh për vrasje të paligjshme. Në fund, dënimi i njësuar u përcaktua në 13 vite burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.
Jakup Krasniqi u dënua me 15 vite për ndalim të paligjshëm, 4 vite për trajtim mizor, 20 vite për torturë dhe 23 vite për vrasje të paligjshme. Dënimi i njësuar për të është 25 vite burgim, ku llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Sa i përket Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, trupi gjykues i shpalli fajtorë për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Thaçi u dënua me 25 vite, ndërsa Veseli me 18 vite burgim.
Aktgjykimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë.
Përditësimet e live: “Të respektohen vendimet e Hagës”/ Dënimi i liderëve të UÇK-së, Grenell i përgjigjet deklaratës së Marta Kos: Këto gjykata radikale duhet të mbyllen
Kosova dhe Rajoni Dënimi me 81 vite burg për liderët e UÇK-së, reagon komisionerja Marta Kos: Vendimet e Hagës duhet të respektohen Nuk kënaqet me 81 vite burg për ish-krerët e UÇK, Prokurorja e Specializuar e Hagës: Do kërkojmë në Apel dënim edhe për krimet kundër njerëzimit
Kosova dhe Rajoni Dënimi i ish-liderëve të UÇK, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Historia e Kosovës s’mund mund të rishkruhet
Kosova dhe Rajoni Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Protestuesit gjuajnë me gurë godinën qeveritare në Prishtinë, arrestohet një prej tyre. Tubim edhe para Parlamentit
Kosova dhe Rajoni Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon ministria e Jashtme e Kroacisë: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës
Kosova dhe Rajoni “E respektojmë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara”/ Reagon SHBA pas vendimit të Hagës: Të shmanget retorika nxitëse
Kosova dhe Rajoni Tension në Prishtinë pas aktgjykimit të Hagës/ Dhjetëra qytetarë protestojnë pranë EULEX-it, hidhen gurë drejt ndërtesës
Kosova dhe Rajoni “Beteja nuk ka përfunduar”/ Bedri Hamza për vendimin e Hagës: PDK do të ndërmarrë të gjitha veprime demokratike dhe ligjore
Kosova dhe Rajoni “I padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes”, Ali Ahmeti reagon pas vendimit të Hagës për liderët e UÇK-së: Procesi nuk përfn këtu
Kosova dhe Rajoni Serbia reagon pas dënimeve në Hagë, Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në
Kosova dhe Rajoni “Padrejtësi e papranueshme”, Kurti reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së: Aktgjykimi nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit
Kosova dhe Rajoni Nga arrestimi në nëntor 2020 te dënimi me 81 vite burg në total/ 6 vite odise në Hagë, gjykata “shfajësoi” UÇK-në: Faji, individual
Kosova dhe Rajoni Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së, reagon Berisha: Në Serbi ka festë, por asgjë nuk e errëson Luftën Çlirimtare të Kosovës
Politikë “Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, avokati i Kadri Veselit: Do paraqesim një ankesë të fuqishme
Kosova dhe Rajoni “Do ta apelojmë vendimin”, avokatja e Krasniqit: Synojmë lirimin e tij, s’kam komunikuar ende me të
Kosova dhe Rajoni “Tregoni përmbajtje”/ Aktgjykimi ndaj liderëve të UÇK-së, BE-ja apel për qetësi: Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj
Kosova dhe Rajoni Foto/ Nga Guardian te Reuters dhe Al Jazeera, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare për vendimin e Gjykatës së Hagës për liderët e UÇK-së
Kosova dhe Rajoni Burg për ish-krerët e UÇK-së, protestuesit para ish-selisë së EULEX-it në Prishtinë pas vendimit të Hagës
Kosova dhe Rajoni Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Shkëlqim Hajdari: “Kërkohet seancë urgjente” e parlamentit të Kosovës
Politikë “Ditë e errët për drejtësinë ndërkombëtare, Parlamenti i Kosovës të heqë mbështetjen për tribunalet”/ Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur…
Kosova dhe Rajoni “Trishtim i thellë”/ Bajram Begaj reagon pas vendimit të Gjykatës së Hagës: Asgjë dhe askush nuk e njollos UÇK-në
Politikë “Beteja vazhdon deri në fund”/ PDK reagon pas vendimit të Hagës për liderët e UÇK-së: U godit rëndë e drejta e popullit tonë
Kosova dhe Rajoni Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së, reagon edhe Albulena Haxhiu: Fjala e fundit juridike nuk është thënë, dhimbja nuk duhet të na ndajë
Kosova dhe Rajoni Video/ Të trishtuar dhe në heshtje, momenti kur djali i Thaçit dhe Veselit largohen nga gjykata pas dënimit të liderve të UÇK-së
Kosova dhe Rajoni Video/ Tension jashtë gjykatës speciale në Hagë, protestuesit e revoltuar sulmojnë policinë holandeze. Shoqërohen disa prej tyre
Kosova dhe Rajoni Vendimi në Gjykatën e Hagës, Haradinaj bën thirrje për qetësi: Beteja për drejtësi të vazhdojë në shkallën e dytë
Kosova dhe Rajoni Vendimi për liderët e UÇK-së, reagon Glauk Konjufca: Gjykim i trishtueshëm i padrejtë
Kosova dhe Rajoni Dënimet individuale për katër ish-liderët e UÇK, çfarë pritet të ndodhë më pas
Kosova dhe Rajoni Vendimi i gjykatës së Hagës, qytetarët shprehin revoltë në Prishtinë: Nuk ia vlen të jetosh kur vendi yt shkatërrohet! Dëgjohen krisma armësh
Kosova dhe Rajoni Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg total, reagon Rama: Marre!
Lajme Fajtor për disa krime, Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burg nga Gjykata Speciale në Hagë
Kosova dhe Rajoni Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg
Kosova dhe Rajoni Jakup Krasniqi shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 25 vite burgim
Kosova dhe Rajoni Seanca për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, gjykata dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin
Kosova dhe Rajoni Top Channel

