Corriere della Sera ka investiguar dy prej bosëve të drogës që shfaqen në rrjetet e trafikut ndërkombëtar: Princ Dobroshi, i njohur si “Peshkaqeni” dhe Mentor Imami, me pseudonimin “Doktori”. Një hetim i kohëve të fundit nga Drejtoria Rajonale Antimafia dhe Guardia di Finanza e Milanos ka përllogaritur në 15 milionë euro shumën e parave të pastruara nga një bandë trafikantësh, ku bënin pjesë shqiptarë nga Kosova dhe bashkëpunëtorë sirianë, me aktivitet dhe pika operative në Milano: apartamente pranë zonës CityLife, një bazë magazinimi në Certosa dhe një dyqan “Bli ar” në Piazzale Lodi. LEXO edhe...Arratisja e tij i mori jetën efektivit italian, jeta e shumëfishtë e Genti Berishës! Si anëtari i klanit Çela pastronte 14 mln € e drogës: Vëlla, paratë m’i dërgo në Spanjë Janë dokumentuar udhëtime me automjete mes Italisë dhe Kosovës, ku monedha zyrtare është euro dhe kostoja e jetesës është e ulët. “Peshkaqeni”, emri i vërtetë i të cilit është Princ Dobroshi, 64 vjeç, nga Peja, ka qenë gjithmonë në lëvizje. Zvicër, Gjermani, Itali. Shqipëri. Mbi të gjitha, në Shqipëri. Prokuroria Speciale e Prishtinës po heton pasuritë e Dobroshit dhe të “Doktorit”, nofkë e Mentor Imamit, 47 vjeç, një njeri i dashuruar marrëzisht pas resorteve në Mesdhe dhe udhëtimeve me varkë, gjithashtu nga Peja. Lidhjet e tij me qytetin e lindjes u ndërprenë shumë shpejt, gjurmët e qarkullimit të parave duhen kërkuar në Prishtinë. Autoritetet po e hetojnë për ngarkesa të mëdha heroine. Duke filluar nga një ngarkesë e kapur në përgjimet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Hetimet e prokurorëve, si për shembull Fatos Ajvazit, përqendrohen te sektori i ndërtimit, bitcoin-et dhe tenderët e energjisë elektrike. Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e makinave luksoze dhe pronave të paluajtshme të “Doktorit” në zonën përreth Prishtinës, në territoret që do të përfshihen nga vala e ardhshme e spekulimeve të mëdha me pronat. Për të mbërritur në Maqedoninë e Veriut, është e detyrueshme të kalosh nga Kaçaniku. Ditët e fundit, qyteti është vizituar nga forcat speciale, të cilat kanë zhvilluar operacione në kërkim të personave që dyshohet se synojnë t'u bashkohen organizatave terroriste. Kaçaniku, ku ndihet kudo era e tymit të druve që del nga oxhaqet dhe ku rrugëve enden qen të dobët e të braktisur, është gjithashtu një nga djepet e UÇK-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke u ngjitur drejt Kaçanikut, bie në sy varrezat përkujtimore të të rënëve në luftë. Flamuj, varre. Jehona Raka, e vrarë në moshën 22-vjeçare dhe e hedhur në një varr masiv, studionte Mjekësi dhe Letërsi. Ajo ishte ushtare dhe infermiere. UÇK-ja është Kosova dhe kujtesa e UÇK-së është kudo. Hetimet që kanë lidhur trafikun e drogës me persona që kanë një të kaluar në ushtri paraqesin një çështje jashtëzakonisht të ndërlikuar dhe delikate. Gryka e Kaçanikut fsheh plantacione me marihuanë. Një urë spektakolare autostrade e përshkon atë. Në horizont fillon të duket Kryqi i Mijëvjeçarit, i ndërtuar për të kremtuar dy mijëvjeçarët e krishterimit, mbi Shkupin, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. P.J/ReportTv.al milano prishtine trafik droge mentor imami princ dobroshi itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.1% Veliajn 17.1% Asnjërin 34.8% Vota total: 2181 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
