Lajme Zone
Ç’të mbjellësh, do të korrësh
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ç’të mbjellësh, do të korrësh

Ç’të mbjellësh, do të korrësh. Ju vazhdoni të silleni sikur të jeni fitimtarë. Zgjedhjet vendore po afrojnë dhe aty do të merrni një goditje që as në ëndrrat më të këqija nuk e keni menduar.

Përse qaheni dhe kujt i qaheni? Ç’të mbjellësh, do të korrësh. LEXO edhe...‘Zgjedhorja’, Kuvendi rinis sot punën për formulën e re të votimit për këshillat bashkiakë pas hartës së re territoriale Kjo është çorba që ka gatuar Flamur Noka në Korçë që prej vitit 2022, i mbështetur nga Sali Berisha. Në zgjedhjet e vitit 2021, opozita në Qarkun e Korçës mbeti vetëm 2.500 vota prapa PS-së. Pas kësaj, në fund të vitit 2022, punët i mori në dorë doktor-profesori i organizimit, Flamur Noka. Përjashtoi të gjithë kryetarët e partive që mbështetën dhe krijuan degët e Rithemelimit, si dhe drejtuesin e Qarkut të Korçës. Vendosi në drejtim ata që i serviloseshin dhe lepiheshin, kryesisht njerëz të Lulzim Bashës. Rezultati: në zgjedhjet e vitit 2025 humbi me 22.000 vota. Askush nuk u shqetësua, asnjë analizë nuk u bë, askush nuk mori përgjegjësi. Të gjithë u sollën si fitimtarë. Tani janë katandisur si mos më keq në Korçë dhe në të gjitha degët e Qarkut. Kjo është ajo që gatuat dhe meritoni. Demokratët ju kanë braktisur sepse nuk i durojnë më akraballëqet, nepotizmin, vulgaritetin, arrogancën, servilizmin, mosmirënjohjen, gënjeshtrat dhe palaçollëqet e Flamurit dhe sejmenëve që i rrinë nga pas, përfshirë drejtuesin UFO të Qarkut, të cilin Saliu me Flamurin e vendosën pak para zgjedhjeve të vitit 2025. Prisni, se nuk ka mbaruar. Ju vazhdoni të silleni sikur të jeni fitimtarë. Zgjedhjet vendore po afrojnë dhe aty do të merrni një goditje që as në ëndrrat më të këqija nuk e keni menduar. Këtë meritoni, këtë do t'ju japin qytetarët dhe demokratët e mashtruar nga ju./Marrë nga Facebook P.J/ReportTv.al edmond spaho PD Korce sali berisha flamur noka zgjedhjet vendore 2027 zgjedhjet ne pd Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.1% Veliajn 17.1% Asnjërin 34.8% Vota total: 2181 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?