Lajme Zone
Gjurmët e parave të drogës në itinerarin Prishtinë-Milano! Investigimi i Corriere për ‘Peshkaqenin’ shqiptar Princ Dobroshi dhe ‘Doktorin’
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjurmët e parave të drogës në itinerarin Prishtinë-Milano! Investigimi i Corriere për ‘Peshkaqenin’ shqiptar Princ Dobroshi dhe ‘Doktorin’

Corriere della Sera ka investiguar dy prej bosëve të drogës që shfaqen në rrjetet e trafikut ndërkombëtar: Princ Dobroshi, i njohur si “Peshkaqeni” dhe Mentor Imami, me pseudonimin “Doktori”, pas hetimit të Antimafias për një bandë trafikantësh që kanë pastruar rreth 15 milionë euro.

Corriere della Sera ka investiguar dy prej bosëve të drogës që shfaqen në rrjetet e trafikut ndërkombëtar: Princ Dobroshi, i njohur si “Peshkaqeni” dhe Mentor Imami, me pseudonimin “Doktori”. Një hetim i kohëve të fundit nga Drejtoria Rajonale Antimafia dhe Guardia di Finanza e Milanos ka përllogaritur në 15 milionë euro shumën e parave të pastruara nga një bandë trafikantësh, ku bënin pjesë shqiptarë nga Kosova dhe bashkëpunëtorë sirianë, me aktivitet dhe pika operative në Milano: apartamente pranë zonës CityLife, një bazë magazinimi në Certosa dhe një dyqan “Bli ar” në Piazzale Lodi. Janë dokumentuar udhëtime me automjete mes Italisë dhe Kosovës, ku monedha zyrtare është euro dhe kostoja e jetesës është e ulët. LEXO EDHE:Arratisja e tij i mori jetën efektivit italian, jeta e shumëfishtë e Genti Berishës! Si anëtari i klanit Çela pastronte 14 mln € e drogës: Vëlla, paratë m’i dërgo në Spanjë “Peshkaqeni”, emri i vërtetë i të cilit është Princ Dobroshi, 64 vjeç, nga Peja, ka qenë gjithmonë në lëvizje. Zvicër, Gjermani, Itali. Shqipëri. Mbi të gjitha, në Shqipëri. Prokuroria Speciale e Prishtinës po heton pasuritë e Dobroshit dhe të “Doktorit”, nofkë e Mentor Imamit, 47 vjeç, një njeri i dashuruar marrëzisht pas resorteve në Mesdhe dhe udhëtimeve me varkë, gjithashtu nga Peja. Lidhjet e tij me qytetin e lindjes u ndërprenë shumë shpejt, gjurmët e qarkullimit të parave duhen kërkuar në Prishtinë. Autoritetet po e hetojnë për ngarkesa të mëdha heroine. Duke filluar nga një ngarkesë e kapur në përgjimet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Hetimet e prokurorëve, si për shembull Fatos Ajvazit, përqendrohen te sektori i ndërtimit, bitcoin-et dhe tenderët e energjisë elektrike. Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e makinave luksoze dhe pronave të paluajtshme të “Doktorit” në zonën përreth Prishtinës, në territoret që do të përfshihen nga vala e ardhshme e spekulimeve të mëdha me pronat. Për të mbërritur në Maqedoninë e Veriut, është e detyrueshme të kalosh nga Kaçaniku. Ditët e fundit, qyteti është vizituar nga forcat speciale, të cilat kanë zhvilluar operacione në kërkim të personave që dyshohet se synojnë t'u bashkohen organizatave terroriste. Kaçaniku, ku ndihet kudo era e tymit të druve që del nga oxhaqet dhe ku rrugëve enden qen të dobët e të braktisur, është gjithashtu një nga djepet e UÇK-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke u ngjitur drejt Kaçanikut, bie në sy varrezat përkujtimore të të rënëve në luftë. Flamuj, varre. Jehona Raka, e vrarë në moshën 22-vjeçare dhe e hedhur në një varr masiv, studionte Mjekësi dhe Letërsi. Ajo ishte ushtare dhe infermiere. UÇK-ja është Kosova dhe kujtesa e UÇK-së është kudo. Hetimet që kanë lidhur trafikun e drogës me persona që kanë një të kaluar në ushtri paraqesin një çështje jashtëzakonisht të ndërlikuar dhe delikate. Gryka e Kaçanikut fsheh plantacione me marihuanë. Një urë spektakolare autostrade e përshkon atë. Në horizont fillon të duket Kryqi i Mijëvjeçarit, i ndërtuar për të kremtuar dy mijëvjeçarët e krishterimit, mbi Shkupin, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. P.J Xh.K Shqiptarja.com TAG: milano prishtine trafik droge mentor imami princ dobroshi itali Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.1% Veliajn 17.1% Asnjërin 34.8% Vota total: 2181 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?