Lajme Zone
"Gjuajtje me ujë, letra, kapje për duarsh", tensione në Kuvend - deputetët përplasen fizikisht e verbalisht
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

"Gjuajtje me ujë, letra, kapje për duarsh", tensione në Kuvend - deputetët përplasen fizikisht e verbalisht

Në ambientet e Kuvendit sot ka pasur përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të PDK-së, Aleancës me ata të LVV-së, duke krijuar kështu situatë të tensionuar.

Në ambientet e Kuvendit sot ka pasur përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të PDK-së, Aleancës me ata të LVV-së, duke krijuar kështu situatë të tensionuar. Një nga incidentet ka ndodhur mes deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi. Gjatë përplasjes, Lushtaku e ka kapur Rrustemin për krahu, ndërsa i është drejtuar me fjalët: Nuk e largojë dorën, shko thirre kryetarin tënd. Situata është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes deputetëve në sallë.Përplasje verbale ka pasur edhe mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmanit dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola. Gjatë debatit, Rrahmani i është drejtuar Golës duke e quajtur “rrenc”, duke e tensionuar edhe më tej situatën në Kuvend.Në një moment tjetër, Ardian Gola është lagur me ujë nga deputetë të tjerë, në një situatë që pasoi përplasjet e shumta në sallë. Po ashtu deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi është përplasur me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.Në momentin kur Nagavci po hynte në sallën e Kuvendit, Bytyqi ka reaguar duke e kapur për duarsh dhe duke e shtyer, për të mos e e lejuar të hyjë në sallë.Bytyqi pengon fizikisht hyrjen e Nagavcit në sallë - më pas e gjuan me letra "Gjuajtje me ujë, letra, kapje për duarsh", tensione në Kuvend - deputetët përplasen fizikisht e verbalisht telegrafi.com Në një tjetër moment Bytyqi ka hedhur letra në drejtim të deputetes së LVV-së.Ganimete Musliu lag me ujë deputeten Arbërie Nagavci Ndërsa deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka lagur me ujë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci. Edhe deputetja e Guxo-s, Donika Gërvalla është përballur me deputetet e Kuvendit të Kosovës, të cilët kërkuan që partia fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit të thërrasë seancën konstituive.“Po të vjen era e gojës”, përplasje verbale në Kuvend, Gërvalla përballet me deputetet e PDK-sëMirëpo Gërvalla i kërkoi deputetës së PDK-së, Blerta Deliut që të largohet duke i thënë "Po të vjen era e gojës". Ndërkaq, Ardian Gola nga LVV i thotë deputetës së PDK-së, Ganimete Musliut: Në komunikime private s’ka fjalë të mirë që nuk ma thu.