Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë këtë të hënë kërkesën e paraqitur nga ish-presidenti Ilir Meta.
Meta ka kërkuar nga GJKKO zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë, me arsyetimin se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për ta mbajtur të izoluar.
Meta ndodhet në qeli që pas arrestimit të tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) më 21 tetor 2024, nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

