1 ORE ME PARE Nis marshimi në ditën e 106-të të protestës, qytetarët bllokojnë bulevardin Nis marshimi qytetar në ditën e 106-të të protestës në Tiranë. Fillimisht, protestuesit janë stacionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë mbajtur të bllokuar qarkullimin, ndërsa më pas janë vënë në lëvizje nëpër rrugët e kryeqytetit.
Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe banderola në duar, qytetarët marshojnë nën thirrjet “Ju erdhi fundi!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, duke vijuar aksionin e tyre kundër qeverisë.
Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, pjesëmarrësit janë stacionuar fillimisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve. Më pas, turma ka vijuar marshimin përgjatë rrugëve kryesore të Tiranës.
Të rinj, gra, burra, të moshuar dhe fëmijë janë pjesë e ditës së 106-të të protestës. Gjatë marshimit, ata përsërisin thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ndërsa deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga tubimet.
Protestuesit shprehen se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore, largimin e Ramës dhe qeverisë.
Ata deklarojnë se janë të bindur se “dita e fitores është afër”, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të tjerë që t’u bashkohen protestave dhe të rrisin pjesëmarrjen në ditët në vijim. 2 ORE ME PARE “Java e mosbindjes civile”, qytetari: Këtë protestë nuk e ndalin dot me forcë e presion! “Kjo është java e mosbindjes civile”. Ky ishte mesazhi i një prej qytetarëve që mori fjalën gjatë protestës së sotme përballë Kryeministrisë.
Ai deklaroi se pjesëmarrja e qytetarëve dhe ardhja e shqiptarëve nga diaspora tregojnë se protesta po merr mbështetje dhe nuk mund të ndalet përmes “frikës dhe presionit”.
Qytetari u bëri apel edhe efektivëve të policisë që të mos bëhen “mbrojtje e politikës”, por të dëgjojnë kërkesat e qytetarëve.
Gjithashtu, protestuesi e cilësoi tubimin një “thirrje për drejtësi” dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Diaspora ka ardhur, Shqipëria është zgjuar, bulevardi është mbushur plot shqiptarë. Këtë protestë nuk e ndalin dot me forcën e policisë apo me frikë e presion. Kjo është java e mosbindjes civile, të tregojmë që pushteti s’mund të jetë mbi popullin.
Policë ju bëj thirrje, dëgjoni zërin tonë dhe mos u bëni mbrojtje e politikës. Kjo nuk është vetëm protestë, por thirrje për drejtësi. Ndryshimi po vjen, Rama o legen jep dorëheqje menjëherë”, tha ai. 2 ORE ME PARE “SPAK u sheh nga VAR-i”, pankartat më pikante nga protesta Në protestën e 106-të kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave të vendosura në shesh, ku spikasin kritikat ndaj qeverisë dhe thirrjet drejtuar drejtësisë.
“106, Shqipëria nuk është pronë private” dhe “Taksat tona, Përgjegjësia juaj” janë disa prej mesazheve që bien në sy gjatë protestës. Një tjetër pankartë i referohet anulimit të një tenderi me vlerë 50 milionë për hemodializën, ndërsa qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut që të hetojë çështjen.
“U anulua tenderi 50 milionë, u dëgjua ky shesh, por drejtësisë, sado të ikësh, nuk i shpëton lehtë. SPAK, mos ndalo, anulimi s’është dënim, përgjegjësit e dializës duan gjykim!”, shkruhet në pankartë. Ndërkohë, një tjetër mesazh ironizon ndryshimet në qeveri dhe rolin e SPAK-ut, duke e krahasuar situatën me një ndeshje futbolli: “Rama trajner, ministrat në rotacion – SPAK-u sheh nga VAR-i: ‘Ekip me korrupsion!’”. 2 ORE ME PARE “Mos u mësoni heshtjen”, profesori apel mësuesve: Fëmijët të reagojnë ndaj padrejtësive Profesori Lush Susaj ka reaguar në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, me një apel drejtuar prindërve dhe mësuesve.
Gjatë fjalës së tij nga protesta, Susaj u kërkon prindërve të shohin gjendjen ekonomike të familjeve dhe të fëmijëve të tyre, ndërsa përgjegjësinë për situatën aktuale e lidh me mënyrën se si qytetarët kanë votuar gjatë 36 viteve të fundit.
“Thirrje prindërve, shihni sepse nga vota juaj 36 vite, çdo 4 vite për hasmin e fëmijëve dhe kombin tuaj është krijuara kjo situatë për fëmijët tuaj dhe situata juaj ekonomike, vetëm për gafën që keni bërë çdo 4 vite”, është shprehur Susaj.
Ai u ka bërë apel edhe mësuesve që të tregojnë vëmendje ndaj kushteve ekonomike të nxënësve, madje t'u mësojnë të reagojnë e të mos heshtin.
“Thirrje mësuesve të përpiqen të vlerësojnë situatën ekonomike të fëmijëve. T’u mësojnë reagimin, patriotizmin, atdhetarinë dhe kurrë heshtjen e gojëkyçjen”, tha ai.
Susaj e mbyll reagimin me një thirrje drejtuar prindërve për ditën e parë të shkollës, duke u kërkuar të bojkotojnë atë që ai e cilëson si “orën e propagandës”. 2 ORE ME PARE “Nesër do të jetë vonë”, aktivisti thirrje emigrantëve: Na u bashkoni ta rrëzojmë qeverinë Aktivisti Arben Kola ka njoftuar ndryshimin e orarit të protestës kundër qeverisë, duke bërë me dije se duke nisur nga dita e nesërme grumbullimi në sheshin “Skënderbej” do të nisë në orën 18:30.
“Duke nisur nga nesër mblidhemi në shesh në orën 18:30 e më pas marshojmë drejt bulevardit të krimit”, tha Kola gjatë protestës.
Ai u shprehu një falënderim të veçantë shqiptarëve të diasporës, duke i ftuar që t’i bashkohen protestës dhe të kthehen në Shqipëri.
“Një falënderim i veçantë i mërgatës që sa herë vjen zbukuron protestën dhe rrugët. Sot kemi më shumë shqiptarë jashtë se brenda atdheut. Ftoj mërgatën t’i bashkohen rrëzimit të qeverisë, ndryshe Atdheu ynë do të ngelet pa shqiptarë”, u shpreh ai.
Kola e mbylli mesazhin me një thirrje për emigrantët që të rikthehen në Shqipëri, duke paralajmëruar se, sipas tij, largimi i vazhdueshëm i shqiptarëve rrezikon të ardhmen e vendit.
“Është shumë e rëndësishme të ktheheni, ndryshe do lini nipat e mbesat pa Atdhe. Sot është koha, do të jetë vonë nesër”, tha aktivisti. 3 ORE ME PARE "Rama sillet si sulltan", qytetari: Ka rënë shteti, i kanë dalë kundër edhe të tijtë Protestuesit që i bashkohen marshimit në Tiranë vijojnë të shprehin pakënaqësitë dhe shqetësimet e tyre ndaj qeverisë, ndërsa dy qytetarë kanë artikuluar akuza të forta për çështjen e pronave, situatën e institucioneve dhe shërbimin shëndetësor.
Një qytetare e pranishme në protestë u ndal te çështja e tokave, duke kundërshtuar atë që ajo e cilësoi si marrje të pronave që u përkasin qytetarëve. “Gjaku në gju të shkojë, ai tokat tona nuk i merr”, u shpreh protestuesja.
Ajo tha gjithashtu se persona të ardhur nga jashtë kanë përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke në Fier, ndërsa kërkoi largimin e qeverisë dhe më shumë hapësirë për të rinjtë.
“Kanë ardhur nga Dubai e kanë marrë nga 50 dynym tokë. Nuk janë më të mençur se ne. Ky shtet është qelbur, të shporren një sahat e më parë, ta marrë rinia dhe kush është më i mençur”, deklaroi qytetarja.
Ajo deklaroi gjithashtu se, pjesëmarrja dhe forca e protestës po rriten me kalimin e ditëve. “Protesta sa vjen e bëhet më e fortë”, u shpreh protestuesja.
Kritika ndaj qeverisë pati edhe nga një tjetër protestues, i cili iu referua zhvillimeve të sotme me banorët e Poliçanit lidhur me çështjen e reformës territoriale. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën e komunikimit me qytetarët teksa tha se institucionet shtetërore nuk po funksionojnë siç duhet.
“Rama sot në ditën e Çlirimit të Beratit u soll si sulltan, u tha qepeni gojën. Ka rënë shteti. Si mund të na udhëheqë një person me kartelë mjekësore”, deklaroi qytetari.
Protestuesi vijoi kritikat edhe për ndryshimet në kabinet, duke argumentuar se zëvendësimi i ministrave nuk është i mjaftueshëm për zgjidhjen e problemeve.
“Sado ministra të ndryshojnë, kushdo të jetë në krye të mjekësisë e bën mjekësinë më të pamundur për të pamundurit”, shtoi ai.
Qytetari theksoi se pakënaqësitë ndaj kryeministrit kanë nisur të shfaqen edhe brenda radhëve të mazhorancës. “Ramës i kanë dalë kundër edhe të tijtë”, u shpreh protestuesi. 3 ORE ME PARE Tirana sërish në protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 106-të të tubimit Në ditën e 106-të të protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke vijuar tubimin kundër qeverisë. Nis marshimi qytetar në ditën e 106-të të protestës kundër qeverisë. Protestuesit mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë, duke vijuar kështu tubimet që zhvillohen prej më shumë se tre muajsh.
Protesta e sotme vjen vetëm një ditë pas tubimit kombëtar, ku një numër i madh qytetarësh mbushën për disa orë sheshin dhe më pas marshuan në rrugët kryesore të Tiranës.
Në protestën e djeshme pjesë e tubimit ishin edhe emigrantë shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Me flamuj kuqezi në duar, diaspora “skuqi” sheshin dhe rrugët e kryeqytetit, duke iu bashkuar thirrjeve të protestuesve.
Disa prej emigrantëve morën fjalën në shesh, ku shprehën shqetësimet e tyre për situatën në vend dhe treguan arsyet që, sipas tyre, i detyruan të largoheshin nga Shqipëria.
Gjatë protestës kombëtare, një pjesë e qytetarëve u vendosën përreth Kryeministrisë, ndërsa të tjerë bllokuan kryqëzimin e Unazës, duke vështirësuar qarkullimin. Grupe të tjera marshuan përgjatë akseve kryesore të Tiranës.
Me flamuj, pankarta dhe banderola në duar, protestuesit vijuan thirrjet kundër qeverisë, sistemit dhe klasës politike.
Prej më shumë se tre muajsh, pjesëmarrësit u bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh dhe t’u bashkohen. Ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore, largimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas tyre, duhet të përgatisë vendin për zgjedhjet e ardhshme. Pjesë e kërkesave është edhe shfuqizimi i disa nismave ligjore që pas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.
“106, Shqipëria nuk është pronë private” dhe “Taksat tona, Përgjegjshmëria juaj” janë disa prej mesazheve që shfaqen në pankarta.
Një tjetër mesazh ironizon ndryshimet në qeveri dhe rolin e SPAK-ut: “Rama trajner, ministrat në rotacion – SPAK-u sheh nga VAR-i: ‘Ekip me korrupsion!’”.
“Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën!”, “Opozitë e shitur”, “Qeveri e krimit”, janë disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë marshimit.
Protestuesit paralajmërojnë se tubimet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme dhe përsërisin thirrjen drejtuar qytetarëve për t’iu bashkuar protestës. protesta spak Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen LIVE UPDATES Protesta kundër Ramës hyn në fazë të re: “Ngujim” para Kryeministrisë, bllokime rrugësh dhe marshime nëpër Tiranë 12 Shtator 2026, 22:5622:56LIVE UPDATES Minutë pas minute/ Flakadanë dhe det flamujsh kuqezi para Kryeministrisë, diaspora 'ndez' protestën 12 Shtator 2026, 20:2220:22LIVE UPDATES Dita e 102-të e revoltës/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin në Unazë, telendisin Ramën dhe deputetët e tij 9 Shtator 2026, 20:3920:39LIVE UPDATES Kuvendi nis mes protestave dhe akuzave/ PD mobilizohet pas përgjimit të Ahmetajt, qindra qytetarë rreth Parlamentit 8 Shtator 2026, 17:5517:55LIVE UPDATES Nga përgjimet te aferat e qeverisë/ Ahmetaj hap “dosjet”: Armët, 'Smart City', Air Tractor, Ron Yeffet dhe paratë publike 7 Shtator 2026, 22:5222:52LIVE UPDATES Situatë alarmante në Fier, flakët shkrumbojnë gjithçka; rrezikohen banesa dhe biznese 4 Shtator 2026, 19:2319:23LIVE UPDATES

