Partia Demokratike kërkon sërish me ngulm që SPAK t’i drejtohet menjëherë Kuvendit për të marrë dritën jeshile për arrestimin e Belinda Ballukut, nën dritën e fakteve të reja dhe rëndimit të pozitës së saj penale. “Pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar, por SPAK nuk vepron për rëndimin e masës së sigurisë dhe vazhdon t’i japë kohë Edi Ramës për manovra politike”, shprehet Bardhi. Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi shigjeton drejtpërdrejtë kreun e SPAK duke akuzuar Klodian Brahon për ndikim nga Rama përmes asaj që e quan “Aleanca e Valamar.” LEXO EDHE:Rama hap 4 universitete, Shkodra mbetet jashtë/ Boçi: Hakmarrje politike “Çfarë tjetër duhet të ndodhë që drejtuesi i SPAK të mos shkelë mbi standardin e deklaruar prej vetë atij se, kur pozita penale rëndohet, rëndohet edhe masa e sigurisë? Çdo ditë që kalon pa kërkesën për heqjen e imunitetit për arrestimin e Belinda Ballukut është në favor të “Aleancës së Valamarit” kundër sundimit të ligjit”, shkruan Bardhi. Bardhi ka akuzuar disa ditë më parë se vetë Braho, është takuar në një kompleks në Gjirin e Lalzit me përfaqësues të Partisë Socialiste, mes të cilëve ministrin e ri të Brendshëm Ervin Demon, që sipas Bardhit ka lidhje familjare me Brahon dhe po përdoret si pika e kontaktit mes kreut të SPAK dhe Ramës, duke e pagëzuar si ‘aleanca e Valamar’. Ky reagim vjen pak ditë pasi vetë SPAK ka deklaruar se ka sekuestruar një tjetër vilë në Palasë, në “pronësi faktike” të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë. Më herët SPAK i kishte sekuestruar një vilë, po në bregdetin e jugut, në kompleksin “White Rock” në Dhërmi, edhe kjo e regjistruar në emër të Tares, që prokuroria dyshon se ishte fryt i një ryshfeti. Përveç dyshimeve për shkelje të barazisë në tendera në 8 raste, për korrupsion e pastrim parash, Ballukut i është shtuar dhe një tjetër vepër penale, ajo e “mosdeklarimit apo fshehjes së pasurisë”. SPAK e dërgoi në dhjetor të vitit të kaluar kërkesën e parë për dhënien e autorizimit për arrestimin e saj, por në mars PS refuzoi duke e rrëzuar me votë, me argumentin se asokohe Balluku nuk akuzohej për korrupsion. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: PD gazment bardhi belinda balluku SPAK heton Ballukun spak edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6926 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
