Lajme Zone
“Me mijëra para Kryeministrisë”/ 107 ditë revoltë! Qytetarët nuk heqin dorë, paralajmërojnë mosbindje civile: Rama jepe dorëheqjen! Në orën 18:30 mblidhemi në shesh
PolitikëBalkanWeb

“Me mijëra para Kryeministrisë”/ 107 ditë revoltë! Qytetarët nuk heqin dorë, paralajmërojnë mosbindje civile: Rama jepe dorëheqjen! Në orën 18:30 mblidhemi në shesh

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të hwnw në Tiranë, duke hyrë në ditën e 107 të rezistencës qytetare. Pas tubimit të djeshëm, kthehen sërish sot në shesh për të vijuar protestën dhe kërkesat e tyre politike.

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të hwnw në Tiranë, duke hyrë në ditën e 107 të rezistencës qytetare. Pas tubimit të djeshëm, kthehen sërish sot në shesh për të vijuar protestën dhe kërkesat e tyre politike. Në protestën e 106-të, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ndërsa pjesë e tubimit ishin edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Fjalimet e protestuesve u karakterizuan nga thirrjet për vijimin e rezistencës. Një prej tyre deklaroi se protesta ka hyrë në një fazë të re, duke e krahasuar qëndrueshmërinë e qytetarëve me “pikën e ujit që gërryen shkëmbin”. Sipas tij, pas 106 ditësh kanë nisur të shfaqen edhe çarje brenda strukturave të pushtetit. “Askush nuk e ka menduar që edhe pas 106 ditësh do të ishim me mijëra në sheshin para Kryeministrisë”, u shpreh një protestues, duke shtuar se qëllimi mbetet rrëzimi i qeverisë. Në të njëjtën linjë, aktivisti Arben Kola u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës që të rikthehen dhe të bashkohen me protestën.

Kola njoftoi gjithashtu se nga sot grumbullimi në sheshin “Skënderbej” do të nisë në orën 18:30, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt bulevardit që të çon te Kryeministria. Ai e cilësoi pjesëmarrjen e diasporës si të rëndësishme për protestën dhe deklaroi se “sot është koha, do të jetë vonë nesër”.

Në ditën e 107-të, protesta vijon me të njëjtën kërkesë kryesore të përsëritur gjatë javëve të fundit: largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e Edi Ramës. Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzim të qëndrimit të tyre përmes asaj që e kanë cilësuar si “mosbindje civile”.

Protesta, e cila nisi fillimisht e lidhur me kundërshtimet ndaj projekteve në zonën e Zvërnecit, Sazanit dhe zonave të mbrojtura, është shtrirë më pas në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë. Mes kërkesave të artikuluara ndër ditët e protestës janë largimi i qeverisë, ndryshime në kuadrin ligjor për investitorët strategjikë, anulimi i Paketës së Maleve dhe ndryshime në ligjet për zonat e mbrojtura.

Ndërkohë, prania e diasporës ka qenë një nga elementët e veçantë të protestave të ditëve të fundit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb