Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës e gjyqit në themel ndaj Erion Veliajt pas kërkesës së Ajola Xoxës për pezullim me 2 muaj të procesit ku paraqiti raportin e lindjes. Bashkëshortja e kryebashkiakut tha se pas lindjes me operacion nuk mund të ushtrojë në mënyrë efektive mbrojtjen. Prokuroria e Posaçme e kundërshtoi kërkesën pasi tha se ligji parashikon shtyrje të seancës, ndërsa Xoxa nuk është paraqitur asnjëherë në gjyq. LEXO edhe...Tritol në shtëpinë e vëllait të Julian Ballës në Shijak, dyshime për kërcënim! I përfshirë në organizatën e Çopjave, ish-presidenti i klubit ‘Erzeni’ ende në kërkim nga SPAK GJKKO vendosi se raporti i lindjes nuk parashikon paaftësi për punë, si dhe pezulloi afatet e paraburgimit të Veliajt. Kryetarit të Tiranës Gjykata i ka rrëzuar edhe kërkesën për transmetim live të seancës dhe daljen nga kafazi. Kjo e fundit ka qenë edhe argument i tij për të mos marrë pjesë në seanca dhe të përfaqësohet nga avokati. Lajm në përditësim… -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/SI.E./ReportTv.al Ajola Xoxa GJKKO spak erion veliaj gjyqi per dosjen Veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.6% I gabuar 27.6% Nuk e di 8.8% Vota total: 2027 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

