Lajme Zone
GJKKO mbyll dyert për mediat/ Hyrja vetëm me kërkesë 24 orë më parë, pa kamera e celularë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

GJKKO mbyll dyert për mediat/ Hyrja vetëm me kërkesë 24 orë më parë, pa kamera e celularë

Një rregullore e re e miratuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , e cila hyn në fuqi më 1 shtator, parashikon ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si gazetarët do të ndjekin proceset gjyqësore. Sipas rregullores së firmosur nga kryetari i GJKKO-së, Erion Bani, përfaqësuesit e mediave do të duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim të paktën 24 orë përpara zhvilli

Një rregullore e re e miratuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , e cila hyn në fuqi më 1 shtator, parashikon ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si gazetarët do të ndjekin proceset gjyqësore. Sipas rregullores së firmosur nga kryetari i GJKKO-së, Erion Bani, përfaqësuesit e mediave do të duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim të paktën 24 orë përpara zhvillimit të një seance, për të marrë autorizimin e hyrjes në gjykatë.

Dokumenti parashikon gjithashtu se, në rastet kur kapaciteti i sallës është i kufizuar, vetëm një numër i caktuar gazetarësh do të lejohen të ndjekin procesin.

Një tjetër ndryshim lidhet me përdorimin e pajisjeve elektronike. Brenda sallave të gjyqit ndalohet përdorimi i telefonave celularë, laptopëve dhe tabletëve, duke kufizuar mundësinë e raportimit në kohë reale nga gazetarët.

Rregullorja prek edhe ekipet televizive. Sipas nenit 78, kamerat nuk konsiderohen element i domosdoshëm gjatë zhvillimit të seancave dhe hyrja e tyre do të lejohet vetëm pas një vendimi të posaçëm të trupit gjykues. Vendimi nuk do të komunikohet në sallë, por përmes administratës së gjykatës.

Kufizimet shtrihen edhe ndaj palëve në proces. Gjykata rezervon të drejtën të ndalojë përdorimin e pajisjeve elektronike edhe për të pandehurit apo avokatët, nëse vlerëson se ato cenojnë rendin dhe mbarëvajtjen e seancës.

Rregullorja pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator, duke ndryshuar procedurat e aksesit të mediave në proceset gjyqësore të GJKKO-së. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm