Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

GJKKO jep 50 vite burg për 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’! 10 vite e 8 muaj burg për Durim Bamin, dënohet edhe nipi i Astrit Avdylit dhe ish-efektivi Morina


Dosja Revanshi zbardhi disa ngjarje kriminale gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli. GJKKO dha në total 50 vite burg për 7 të pandehur.

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 50 vite burg 7 personazhe të njohur të botës së krimit, mes tyre të “fortin e Niklës” Durim Bami, nipin e Astrit Avdylajt, Aldo, si edhe ish-efektivi Altin Morina. Ata janë shpallur fajtorë për disa ngjarje kriminale të zbardhura në kuadër të dosjes “Revanshi” gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli. Dënimin më të lartë e mori Durim Bami. SPAK kishte kërkuar 14 vite burg, por GJKKO e dënoi me 10 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. I forti i Niklës u shpall fajtor për tentativën për të vrarë ish-deputetin e PS, Arben Ndoka, si edhe për kultivim narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. GJKKO e ka shpallur të pafajshëm për akuzën që SPAK kishte ngritur ndaj tij, për tentativën për vrasjen e Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit. Për Jozi Krajën dhe nipin e Astrit Avdylajt, Aldo, të akuzuar se donin të vrisnin Durim Bamin, SPAK kishte kërkuar nga 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. GJKKO i dënoi secilin me nga 4 vite e 8 muaj burg, duke i shpallur fajtorë për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për vrasje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. LEXO EDHE:Ilir Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon sërish kërkesën për liri! I refuzohet edhe dalja nga kafazi Oltion Zefi u dënua me 10 vite burg, nga 13 vite e 4 muaj që kishte kërkuar SPAK me gjykim të shkurtuar. Ai u shpall fajtor për trafikim narkotikësh dhe organizim të grupit të strukturuar kriminal. Edson Jozwik, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, u dënua me 8 vite burg, ndërsa SPAK kishte kërkuar 10 vite pas gjykimit të shkurtuar. Ai u shpall fajtor për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ish-polici Henerigert Mitri u dënua me 5 vite e 4 muaj burg me gjykim tw shkurtuar, nga 6 vite që kërkoi SPAK. Ai u shpall fajtor për kultivim narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre. Ndërsa ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, nga 9 vite që kërkoi SPAK. Morina u shpall fajtor për kultivim narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe mbajtje pa leje të armëve, ndërsa çështja për mbajtjen e municioneve luftarake u pushua. Jozi Kraja 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burgAldo Avdylaj (alias Elidon Avdyli) 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 4 vite e 8 muaj burgOltion Zefi 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite burgEdson Jozwik (alias Edson Pjetri, alias Edmir Pjetri) 12 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite burgHenerigert Mitri 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite e 4 muaj burgDurim Bami 16 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite e 8 muaj burgAltin Morina 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë Share SI.E./E.H/Shqiptarja.com TAG: GJKKO durim bami revanshi jozi kraja Aldo Avdylaj oltion zefi edson jozwik Henerigert Mitri altin morina Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Ago: 15/09/2026 12:39 Pupup njeri me fytyre fshatari se tjetri. Kjo eshte shqiperia e pas 90. Injorance dhe fshataresi qe vriten me nj-tj per gardh Përgjigju EDI: 15/09/2026 12:07 CA TURPI....HAJDE SHTET HAJDE I KORRUPTUAR DERI NE PALCE Përgjigju Lezhjani: 15/09/2026 10:52 Me keto denime i keni trembur kriminelat. 4 vjet burg per nje nder personat me te rrezikshem ne shqiperi Përgjigju Deputeti: 15/09/2026 10:19 Drejtesi leshi. Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Shtator, 12:58

Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 25.6% Të gabuar 68.7% Nuk e di 5.7% Vota total: 246 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?