Protesta në Tiranë Nga “Revolucioni i Flamingove”, që nisi si një lëvizje paqësore, te protestat e dhunshme kundër qeverisë së Edi Ramës… Gjithçka nisi me Ivankën.
Dhe mund të përfjë me largimin nga pushteti të kryeministrit shqiptar Edi Rama, pas protestave të dhunshme në Tiranë, kryeqytetin e vendit, dhe në qytete të tjera, që kanë përfshirë Shqipërinë.
Ky vend i vogël në brigjet e Adriatikut, mes Greqisë dhe Malit të Zi, është anëtar i NATO-s dhe aleat i fortë i Shteteve të Bashkuara.
Gjithçka filloi pasi Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ndodheshin në një jaht pranë brigjeve të Shqipërisë, kur Ivanka “zbuloi” Sazanin.
Sazani, një strehë për shpendët, është një ishull i braktisur që dikur shërbente si bazë ushtarake gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës.
Ai ndodhet pranë qytetit bregdetar të Vlorës, përballë një lagune të mbrojtur dhe një gadishulli me ligatina, të pasura me biodiversitet, përfshirë flamingot rozë, breshkat e detit, fokat dhe një shumëllojshmëri shpendësh.
“Ishim në jahtin e një miku dhe ndaluam për të notuar”, tha ajo, duke shtuar “kështu e zbuluam. Notuam deri në ishull. U ngjitëm zbathur deri në majë dhe mbetëm të magjepsur”.
Aq shumë u magjepsën, sa pas një takimi me Ramën, kompania e investimeve private e Kushnerit, Affinity Partners, së bashku me investitorë arabë, propozoi një plan zhvillimi prej 1.7 miliardë dollarësh për ta shndërruar ishullin dhe vijën bregdetare të mbrojtur në një kompleks turistik luksoz, jo për shqiptarët, por për milionerët dhe miliarderët e huaj.
Rama, një socialist, është kryeministri me mandatin më të gjatë në Evropë dhe ka kërkuar të ndërtojë marrëdhënie të ngushta me Trumpin.
Përpara se shqiptarët të mësonin se çfarë po ndodhte, politika i kishte hapur tashmë rrugën planeve për të shkatërruar këtë zonë të pasur me jetë të egër, përmes ndërtimit të 10 mijë vilave private, hoteleve, një marine për jahte, rrugëve dhe urave në territorin e mbrojtur.
Buldozerët nisën pastrimin e terrenit dhe punëtorët vendosën gardhe. Banorët vendas protestuan, por punonjësit e sigurisë private ushtruan forcë ndaj tyre.
Në maj, kamerat televizive filmuan rojet e sigurisë duke keqtrajtuar protestuesit vendas, kur këta të fundit u përpoqën të shembnin gardhet e sapondërtuara, për të cilat nuk kishin marrë asnjë njoftim. Gardhet ua ndalonin hyrjen në toka që ata i kishin konsideruar gjithmonë pronë të popullit.
Kjo ngjarje nxiti atë që më pas u bë e njohur si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje kundër Ramës dhe qeverisë, që nisi përpara trazirave në Paris.
Brenda natës, mijëra protestues nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, të lodhur nga korrupsioni i përhapur politik, mbushën bulevardin kryesor të Tiranës. Ata mbanin figura flamingosh dhe pankarta me mbishkrimet “Shqipëria nuk është në shitje” dhe “Ivanka, shko në shtëpi”.
Që nga rënia e komunizmit, një brez më parë, Shqipëria është shndërruar në kryeqendrën evropiane të pastrimit të parave të drogës, një vend ku asgjë me rëndësi nuk realizohet pa ryshfete dhe përfitime të paligjshme.
Ndërsa “Revolucioni i Flamingove” ishte kryesisht një lëvizje qytetare spontane, paqësore dhe jo e dhunshme, situata ndryshoi rrënjësisht kur studentët u kthyen në shkolla në fund të verës.
Studentët, përgjithësisht të pakënaqur me Ramën, koston e jetesës dhe korrupsionin qeveritar, morën kontrollin e “Revolucionit të Flamingove” dhe nisën të thyenin e t'u vinin flakën ndërtesave publike.
Ata duan një Shqipëri për shqiptarët dhe jo një vend në shërbim të miqve të pasur, shpesh të korruptuar, të Ramës dhe investitorëve të huaj.
Protestuesit e mëparshëm paqësorë qëndruan në shtëpi, ndërsa studentët dhe elementët kriminalë e shndërruan protestën paqësore në trazira të dhunshme kundër qeverisë, me gaz lotsjellës, shkopinj, gurë, fishekzjarrë, koktej Molotov dhe automjete ujëhedhëse, siç shohim sot në televizion.
Megjithëse përdorin taktika të ndryshme, të dy grupet kërkojnë dorëheqjen e Ramës, i cili ka qeverisur për 13 vjet.
Dallimi kryesor mes demonstratave në Paris dhe atyre në Tiranë, siç më vunë në dukje burimet e mia në kryeqytetin shqiptar, është mungesa e protestuesve xhihadistë myslimanë, si ata në Paris.
Të vetmit flamuj që protestuesit valëvitin në Tiranë janë flamujt shqiptarë, jo ata palestinezë.
I pyeta burimet e mia nëse situata do të qetësohej në rast se presidenti Donald Trump do të ndërhynte dhe do t'i bindte Ivankën dhe Kushnerin të hiqnin dorë nga planet e tyre të diskutueshme të zhvillimit, të cilat nxitën protestat që në fillim.
“Jo”, m'u përgjigjën. “Tani është tepër vonë për këtë. Rama dhe administrata e tij socialiste e korruptuar duhet të largohen”.
Megjithatë, do të kishte qenë më mirë sikur Ivanka të kishte lundruar më në veri, drejt brigjeve të Kroacisë, ku ka më shumë ishuj për të “zbuluar”, dhe t'i kishte lënë shqiptarët të qetë.
Ajo ndezi zjarrin. /Përshtati Pamfleti nga Boston Herald/rama protesta flamingo Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum “Vjeshta e nxehtë” e Evropës/ Pse Gjenerata Z po ngrihet në protesta në të gjithë kontinentin? 2 Nëntor 2026, 16:2116:21Forum Një referendum për fundin e Trumpizmit! 2 Nëntor 2026, 14:5614:56Forum Një portë, nëntë mace dhe një zemër e madhe njerëzore… 2 Nëntor 2026, 13:1313:13Forum A do të ndikojë supertaksa e apartamenteve bosh te çmimet apo te qiratë? 2 Nëntor 2026, 11:1311:13Forum Rënia e Vuçiçit në Serbi i jep një goditje fatale ndikimit rus në Ballkan 2 Nëntor 2026, 10:0610:06Forum Edi Rama refuzon kandidaturën e Sali Berishës për Inspektor të Përgjithshëm 2 Nëntor 2026, 10:0210:02Forum

