Lajme Zone
Gjirokastra jashtë sezonit turistik, bizneset mbyllin dyert dhe turistët përballen me mungesën e Google Maps
EkonomiSyri

Gjirokastra jashtë sezonit turistik, bizneset mbyllin dyert dhe turistët përballen me mungesën e Google Maps

Muaji nëntor e gjen Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës me shumicën e bizneseve të mbyllura, duke shënuar kështu edhe rënien e fluksit turistik pas sezonit veror.

Muaji nëntor e gjen Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës me shumicën e bizneseve të mbyllura, duke shënuar kështu edhe rënien e fluksit turistik pas sezonit veror. Sipas biznesmenëve, sezoni turistik i këtij viti ka qenë i ngjashëm me vitet e mëparshme, ku vizitorët kanë qenë kryesisht grupe të organizuara, por nuk kanë munguar as turistët individualë.Lexo edhe:Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Megjithatë, krahas problematikave që lidhen me sezonalitetin, një shqetësim që vijon të shoqërojë turistët është mosfunksionimi i Google Maps, duke ua vështirësuar orientimin në qytet. Kjo është një nga problematikat e ngritura nga biznesmeni Hysen Kodra, i cili thotë se, pavarësisht fluksit të vizitorëve, ka ende çështje që kërkojnë zgjidhje për të lehtësuar përvojën e turistëve në Gjirokastër.