Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.Gjini ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Sipas tij, ai e ka njoftuar Prattipatin për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin e kësaj partie për mbrojtjen e interesit të shtetit dhe demokracisë.“Në këtë kohë sfidash, Aleanca e konsideron përgjegjësi të mos lejojë cenimin e të arriturave të Kosovës dhe asnjë hap prapa në rrugën e saj euroatlantike”, ka deklaruar Gjini.Kreu i Aleancës ka falënderuar Prattipatin për rolin e saj aktiv, si dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në proceset që po kalon vendi.Takimi vjen në një kohë kur Kosova po përballet me zhvillime të ndërlikuara politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit./Telegrafi/

