Protesta e thirrur para Bashkisë së Durrësit është zhvilluar me pjesëmarrjen e një grupi të kufizuar studentësh, kryesisht simpatizantë të Partisë Demokratike dhe anëtarë të Forumit Rinor Demokrat.
Mes protestuesve ka pasur edhe persona të maskuar.
Pavarësisht thirrjeve të organizatorëve për bojkot të procesit mësimor dhe mobilizim qytetar, gjimnazet e qytetit kanë vijuar normalisht mësimin. Edhe qytetarët durrsakë nuk i janë bashkuar tubimit, i cili deri më tani është karakterizuar nga një pjesëmarrje e ulët./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Durrëspoliciaprotesta
