Lajme Zone
Gjermani/ Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt, AfD merr 44.5% të votave!
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Gjermani/ Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt, AfD merr 44.5% të votave!

Fitorja e AFD shikohet me frikë të madhe në Evropë. Nëse do të qeveriste e vetme, do të ishte qeveria e parë e ekstremit të djathtë në Gjermani që nga viti 1945.

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipas projeksionit AfD ka fituar 44,5 % të votave, duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind. AfD bëhet kështu forca më e madhe politike në parlamentin e landit. Në vendin e dytë renditet CDU e kryeministrit Sven Schulze me vetëm 18,5 përqind, një humbje historike krahasuar me rezultatin prej 37,1 përqind në vitin 2021. LEXO EDHE:Gjermania akuzoi Rusinë për sulmin në Lejpcig, reagon shefi i diplomacisë ruse, Lavrov: Kjo është fillimi i një lufte të vërtetë Nëse rezultatet mbeten kështu, nuk dihet akoma nëse AfD do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Ndërkohë që partitë e tjera deri tani kanë refuzuar bashkëpunimin me këtë parti. Por kreu i CDU-së Sven Schulze ka pranuar humbjen dhe ka uruar AfD për fitoren. Pjesëmarrje rekord: 80%. Fitorja e AFD shikohet me frikë të madhe në Evropë. Nëse do të qeveriste e vetme, do të ishte qeveria e parë e ekstremit të djathtë në Gjermani që nga viti 1945. R.Xh/U.D/Shqiptarja.com TAG: Saksoni-Anhalt e djathta ekstreme zgjedhje AfD gjermani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento anri: 06/09/2026 20:18 me ne fund nje ere e re e mire po fryn. Përgjigju Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75% Të gabuar 20.7% Nuk e di 4.3% Vota total: 5102 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?