Në rrugën “Ali Bakiu”, është gjetur pa shenja jete shtetasi me iniciale D.D., i moshës 39 vjeç.
Sipas informacioneve nga Policia e Tiranës, 39-vjeçari është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune brenda një automjeti që rezulton në pronësi të të vëllait, shtetasit me iniciale P.D.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë Tiranë: “Në rrugën “Ali Bakiu”, brenda një automjeti është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi D. D, 39 vjeç, banues në Paskuqan.
Automjeti rezulton në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes."./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

