Lajme Zone
Gjashtë minuta duartrokitje në lamtumirën e Franco Baresit, 'kapitenit të pavdekshëm' të Milanit! Baggio, Maldini dhe shokët e skuadrës derdhën lot (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Gjashtë minuta duartrokitje në lamtumirën e Franco Baresit, 'kapitenit të pavdekshëm' të Milanit! Baggio, Maldini dhe shokët e skuadrës derdhën lot (VIDEO)

Në Bazilikën e Shën Ambrozit u zhvillua ceremonia mortore për legjendën e Milanit, Franco Baresi, i cili u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare.

MILANO - Mijëra tifozë të Milanit dhe shumë emra të mëdhenj të futbollit i dhanë sot në drekë lamtumirën e fundit Franco Baresit, legjendës së futbollit italian (dhe Milanit) që u nda nga jeta më 31 korrik në moshën 66-vjeçare pas problemeve me mushkërinë. Arkivoli i ish-kapitenit të Milanit mbërriti pak para orës 11:00 përpara Bazilikës së Shën Ambrozit, mes një atmosfere të mbushur me emocion. Tifozët e pritën me një kor prekës duke kënduar: "Ka vetëm një kapiten." Në emër të Milanit ishin të pranishëm pronari Gerry Cardinale dhe presidenti Paolo Scaroni, të cilët u pritën me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve. Gjithashtu morën pjesë edhe dy futbollistët e skuadrës së parë që kanë mbetur në Itali, Santiago Giménez dhe Christian Pulisic. Pjesa tjetër e ekipit ndodhet në grumbullim në Perth (Australi), nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim. LEXO EDHE:Koha kalon, kërkesat mbeten të larta! Pse Vlahovic dhe Kessie mund të lënë në pritje Juventusin Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Milanos, Beppe Sala, ministri italian i Sportit, Andrea Abodi, presidenti i Lega Serie A, Ezio Maria Simonelli, si dhe presidenti i Interit, Beppe Marotta. Të shumtë ishin edhe ish-bashkëlojtarët e Baresit, mes tyre Marco van Basten, Daniele Massaro, Paolo Maldini apo Roberto Baggio, të cilët mbajtën arkivolin. Gjashtë ish-lojtarë e shoqëruan atë gjatë hyrjes në bazilikë dhe gjashtë të tjerë gjatë daljes. Një moment veçanërisht prekës ishte leximi i Ungjillit nga Giuseppe "Beppe" Bergomi, rivali historik i Baresit në fushë, por mik i ngushtë i tij jashtë saj. Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të Real Madridit dhe Barcelonës. Ndërsa Zlatan Ibrahimovic mungoi për arsye krejtësisht personale. Udhëtimi i fundit i Franco Baresit - Rreth orës 12:10, makina mortore u largua nga sheshi përpara Bazilikës së Shën Ambrozit, e shoqëruar nga policia lokale. Kështu nisi udhëtimi i fundit i Franco Baresit. Familja ka vendosur që trupi i tij të digjet. Ceremonia përfi mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të tifozëve. Ata e përshëndetën me duartrokitje që zgjatën për gjashtë minuta dhe me thirrjen: "Ti do të jetosh përgjithmonë Franco Baresi". Banderola të shumta ishin vendosur nga tifozët në sheshin përpara Bazilikës. Ndër to thuhej, 'Legjendë e pavdekshme, flamur i papërsëritshëm që nuk do të pushojë kurrë së valëvituri. Lamtumirë, Kapiten.' Kurora të shumta me lule në nder të legjendës - Jashtë kishës ishin vendosur rreth 20 kurora me lule, dërguar nga institucione dhe personalitete të ndryshme. Mes tyre spikatnin kurorat e FIFA-s dhe të Gordon Singer, ish-pronarit të Milanit përmes fondit Elliott Management, si dhe të drejtuesve aktualë të klubit. Në emër të Federatës Italiane të Futbollit mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm, Marco Brunelli. Presidenti i FIGC, Giovanni Malagò, ndodhet jashtë vendit, por të premten, sapo mori lajmin për vdekjen e Baresit, udhëtoi menjëherë drejt Milanos për t'i shprehur ngushëllimet familjes. Të pranishëm kanë qenë ish-futbollistë si Mauro Tassotti, Alberico Evani, Filippo Galli, Nevio Scala, Angelo Colombo, Marco Simone, Clarence Seedorf, Roberto Baggio, Riccardo Montolivo etj. Në ceremoni ishte edhe administratori i ri i deleguar i Milanit, Massimo Calvelli. Prezent ishte edhe ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:50 Igli Tare i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës së Franco Baresit Qëndroi vetëm një vit si drejtori sportiv i Milanit, por Igli Tare ia doli të krijojë një lidhje të fortë me botën kuqezi. Tare ishte i pranishëm sot në ceremoninë e lamtumirës për Franco Baresin, mbajtur në Milano. Ish-drejtuesi shqiptar reagoi të premten e 31 korrikut kur Baresi mbylli sytë në moshën 66-vjeçare, duke thënë se ishte nder që e njohu. "Lamtumirë legjendë, ishte nder i madh që të njoha. Pusho në paqe!", shkruante Igli Tare në 'Instagram'. S.Dh/Shqiptarja.com Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: itali milano Franco Baresi Milan Komente Komento Sondazhi i ditës:

31 Korrik, 15:00

Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 26.9% Vota total: 5262 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?