Ermal Beqiri / 124 milionë euro tenderë, 85 milionë të tjerë nga parku fantazmë 'Durana Tech'. Si u bë Ermal Beqiri miliarder pa fabrikë, pa ndërtim e pa biznes, vetëm me firmat e Ramës dhe ndikimin e Ergys Agasit. Ndërsa shteti që i dhuroi miliardat, nuk ka një avion për të shuar zjarret, nuk ka skafe për kufirin detar, nuk ka ambulanca për 25 qytete dhe Spitali Onkologjik mbetet pa ilaçe... Rasti i Ermal Beqirit është modeli tipik se si në Shqipëri bëhesh miliarder edhe duke e filluar me xhepat bosh, por duke marrë tenderë nga qeveria, bashkitë, agjencitë e institucionet shtetërore, nëpërmjet njohjeve, lidhjeve dhe pazareve për ndarje pjesësh me titullarët.
Pa patur fabrikë, biznes ndërtimi, hotele, fermë, resort turistik e asnjë lloj biznesi prodhimi, Ermal Beqiri u bë miliarder nëpërmjet tenderëve që i ka dhënë qeveria me urdhër të Edi Ramës, mes tyre edhe titularë të drejtësisë kundrejt pazareve, vlera e të cilëve është 124 milionë euro gjatë viteve 2018-2026.
Vetëm nga parku teknologjik fantazmë "Durana Tech", i krijuar në letra formale nga qeveria në Xhafzotaj e që nuk ekziston, ka të dhëna nga BKH se Ermal Beqiri ka mbledhur 85 milionë euro nga kompanitë e regjistruara në këtë park teknologjik fantazmë e parajsë fiskale, për të mos paguar detyrime tatimore, doganore e asnjë lloj takse për 20 vjet.
Në dosjen hetimore të SPAK-ut thuhet se, përveç lidhjeve me krerët e pushtetit dhe klientelizmit reciprok me ta për të garantuar tenderët, Ermal Beqirit i janë llogaritur e dhënë tenderët me fonde limit dhe vlera kontratash 2-3 herë më tepër se kostot reale.
Në lojën e tenderëve, Ermal Beqiri u fut pas ekspertimit teknik fals të videos "Meta-Prifti" që shpëtoi Ilir Metën; dhe u fut në "tepsinë" e madhe të tenderëve miliona euro në AKSHI, nëpërmjet ndikimit të Ergys Agasit te kryeministri Edi Rama.
Me miliardat që ka marrë nga shteti nëpërmjet tenderëve, Ermal Beqiri u bë aq i pasur, sa ka blerë vila luksoze, flotë jahtesh e skafesh turistike në Shqipëri, Greqi, Itali, Mal të Zi, Kroaci, dhe ka blerë kështjellë në Francë e ka krijuar flotë me avionë privatë në Slloveni.
Ndërsa shteti, që i ka dhënë miliarda lekë Ermal Beqirit me letra tenderësh fiktivë, nuk ka blerë asnjë avion për të shuar zjarret; nuk ka blerë skafe për shërbimin kufitar detar, nuk ka blerë ambulanca për 25 qytete, nuk ka blerë pajisjet e shërbimit jetik në Spitalin Onkologjik e shumë mangësi të tjera.
P.sh., gjatë viteve 2017-2026 në vijën bregdetare Ksamil-Velipojë, janë ndërtuar 117 resorte, hotele dhe komplekse vilash e pallatesh, vetëm me financim nga miliardat e tenderëve që pronarët e tyre kanë marrë nga shteti, pa llogaritur ato që janë ndërtuar me miliarda të drogës e korrupsionit.
Vetë drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho, deklaroi para mediave se Ermal Beqiri ka shumë pasuri luksoze brenda e jashtë Shqipërisë; të cilat, siç është e vërtetuar, i ka blerë me miliardat e tenderëve fiktivë që i ka dhënë qeveria./Pamfletiermal beqiri 3 Komente E Ekonomisti 4 Gusht 2026, 13:43 Te mblidhet i gjithe dokumentacioni i tendereve fiktive nepermjet ai ka perfituar milarda,te shihen ata qe kane hedhur firmat favorizuese dhe t'i dorezohen SPAK-ut. Por rrezik ka qe Ermal Beqiri lidhjet i ka jo vetem me pushtetin, por edhe SPAK-un e pjesetare te tjere te drejtesise. E si ka mundesi qe kalojne milardat dhe qenk adashur ta zbuloje aktivitetin kriminal te tij Franca. Edhe fundi i Ermalit do te jete i lumtur si shume ermaleve te tjere. Përgjigjjuni E Ermal 4 Gusht 2026, 14:33 Ky monstra ka filluar te pasurohet qysh me videoskandalin e Ilir Metes. Ky ishte pikerisht IT qe tha atehere se video e Dritan priftit ishte montazh! Kta e kan gerryer kete sistem si majtas ashtu dhe djathtas! Përgjigjjuni S Shaban. Saliko 4 Gusht 2026, 15:03 Kur zullumi të zë sytë ndodh kështu ky u kap po sa të tjerë janë si ky Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Hetimi i bllokuar në SPAK: GTS e “Ndrangheta-as”, pas sekuestros në 2024-ën ka marrë edhe 13 milionë Euro tenderë 2 Gusht 2026, 13:4813:48Dosja e zezë Fondi i startup-eve, qokë për miqtë "sipërmarrës" të ministres Ibrahimaj dhe drejtor Arjanit 1 Gusht 2026, 17:4317:43Dosja e zezë Kacafytja Rama-Berisha: luftë për hegjemoni, Klani Linda-Olsi kundër Argitës e Shkëlzenit 31 Korrik 2026, 18:5018:50Dosja e zezë Konsullata serbe në Shkodër, ‘kali i Trojës’ që po negocion qeveria shqiptare 31 Korrik 2026, 10:5010:50Dosja e zezë Degradimi i shtetit/ Njeriu që kishte në dorë të dhënat e shqiptarëve, nën hijen e spiunazhit 30 Korrik 2026, 19:1319:13Dosja e zezë Gjermanët ‘telendisin’ Edi Ramën! 30 Korrik 2026, 18:1118:11Dosja e zezë

