Lajme Zone
Kriza e migracionit: “Modeli shqiptar” i Melonit, një dështim 670 milionë eurosh
PolitikëPamfleti

Kriza e migracionit: “Modeli shqiptar” i Melonit, një dështim 670 milionë eurosh

Pra Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, do t’uargumentojë kolegëve të tij evropianë nevojën e krijimit të qendrave në vende jashtë BE-së, ku të strehohen emigrantët që do të riatdhesohen.

Giorgia Meloni dhe Edi Rama në qendrën e Gjadrit / Qeveria e ka shfrytëzuar krizën e enklavës spanjolle dhe tani dëshiron ta shfrytëzojë atë për të përshpejtuar krijimin e qendrave për kthim në vendet e treta, në kurriz të BE-së. Propozimi do të sillet në samitin e emergjencës të martën. Por a ka funksionuar kjo gjë? Surprizë: në aspektin e kthimeve, kanë ecur shumë më mirë ato shtete që nuk i kanë këto qendra... Në samitin emergjent të BE-së të martën, për të diskutuar krizën migratore të Ceutës, qeveria italiane do të paraqitet me një propozim. Më i përsërituri në Itali për çështjen e migracionit: “Modeli shqiptar”.

Pra Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, do t’uargumentojë kolegëve të tij evropianë nevojën e krijimit të qendrave në vende jashtë BE-së, ku të strehohen emigrantët që do të riatdhesohen.

Tashmë duket se ekziston edhe një listë e vendeve për t’u përfshirë në këtë skemë: Ruanda, Gana, Senegali, Tunizi, Libia, Mauritania, Egjipti, Uganda, Uzbekistani, Armenia, Mali i Zi dhe Etiopia.

Nga partnerët evropianë s’ka ardhur asnjë mbështetje, megjithatë pëlqehet ideja e dhënies me kontratë të menaxhimit të migracionit vendeve jashtë Bashkimit Evropian. Dhe kjo mundësi është e pranishme edhe në Paktin për Azilin dhe Imigracionin, i cili hyri në fuqi në qershor dhe parashikon krijimin e qendrave jashtë BE-së për të mbajtur atje emigrantët e dëbuar zyrtarisht.

Por a mund të flasim për mode në lidhje me qendrat emigrantët italianë në Shqipëri, të ndërtuara në Gjadër dhe Shëngjin? Jo, më shumë mund të flitet për dështim. Dhe këtë e tregojnë shifrat.

Më të fundit i ka marrë eurodeputetja e Partisë Demokratike Cecilia Strada, e cila hyri në kampin e Gjadrit më 29 qershor dhe më pas ka bërë dy kërkesa për qasje në dokumente. Që kur qendra u hap - në prill 2025, pasi ishte bërë e papërdorshme nga tre vendime të gjyqësorit italian - aty janë mbajtur 685 emigrantë.

Mesatarisht 45 në muaj. Më 28 korrik, në qendër ndodheshin 83 persona, rreth gjysma me shtetësi marokene. Shifra disi të pakta për një strukturë që sipas planeve fillestare të qeverisë, do të duhej të kishte një kapacitet prej 3 mijë personash.

Dhe të strehonte 36 mijë emigrantë në vit. Synimi kryesor i këtyre qendrave ishte riatdhesimi i personave që nuk kishin të drejtë të qëndronin në Itali. Të paktën, a ka ndodhur kjo? Shumë pak. Shifrat janë të papërfillshme.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Strada, në pak më shumë se një vit janë riatdhesuar vetëm 101 persona. Ose më pak se 15 për qind e emigrantëve të mbajtur në Shqipëri. Përveç ndonjë rasti të rrallë, sipas asaj që del nga Tryeza e Azilit dhe Migracionit (TAI) që monitoron strukturat, shumica dërrmuese e emigrantëve nuk janë nisur nga Tirana, por nga aeroportet italiane.

Pra, emigrantët zgjidhen nga Qendrat italiane të Qëndrimit për Riatdhesim (CPR), dërgohen në Shqipëri për një periudhë pak a shumë të gjatë, dhe kur krijohen kushtet për riatdhesim, sillen përsëri në Itali dhe prej këtu vendosen në një aeroplan që do t'i çojë në vendin e origjinës.

Një procedurë disi e ndërlikuar, dhe madje e kushtueshme. Fushata “Renditi conto” (Kupto situatën) e TAI-t kujton se këto qendra kanë një kosto prej 670 milionë eurosh, të shpërndara midis viteve 2023-202. Burime të mëdha, të marra nga shërbime vërtet thelbësore, nga të cilat do të përfitonte i gjithë komuniteti.

Largimi i asaj që konsiderohet problem nga kufijtë e vet (emigrantët e paligjshëm, në këtë rast) po bëhet gjithnjë e më popullor në Evropë, jo vetëm në mesin e partive të qendrës së djathtë. Por kjo nuk mjafton për ta kthyer projektin e Gjadrit në një model, siç është e qartë nga shifrat e lartpërmendura.

Dhe ato nuk janë të vetmet që shpjegojnë dështimin e përgjithshëm të politikave italiane për largimin nga vendi i emigrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë. Sipas të dhënave të Eurostat të përditësuara në qershor 2026, në listën e vendeve që bëjnë më shumë riatdhesime, Italia renditet në vendin e njëmbëdhjetë, me 4.780 riatdhesime të kryera në vitin 2025.

Para saj janë disa anëtarë të BE-së që deri tani nuk kanë përdorur qendra në vende të treta, por që arrijnë të riatdhesojnë më mirë se qeveria Meloni. Në vend të parë është Gjermania, e cila në vitin 2025 ka shoqëruar jashtë kufijve 36 mijë persona. Pas saj vjen Franca, me 18.930.

Në vend të tretë është Suedia, me rreth 14 mijë, pastaj Qipro me 10.630 dhe Polonia me 9.700. Në të gjitha rastet, kërkesat për dëbim janë shumë më të larta se riatdhesimet reale.

Për shembull në Gjermani, sërish sipas të dhënave të Eurostat, urdhri i largimit i kishte arritur 55 mijë personave, ndërsa në Francë 138 mijë. Personat e larguar realisht nga vendi janë shumë më pak, sepse riatdhesimi nuk është një procedurë e thjeshtë.

Në asnjë zonë gjeografike. Kërkohet marrëveshja me vendin e origjinës, miratimi i tij, një organizim i kapilarizuar. Në dritën e gjithë kësaj, konsiderimi si model i diçkaje, që të paktën deri tani, nuk ka shërbyer për qëllimin për të cilin ishte krijuar - pra qendrat në Shqipëri - dhe propozimi për t'i eksportuar ato në Evropë dhe në botë, është një lëvizje pak e rrezikshme.

Ai shërben vetëm për të ndihmuar propagandën anti-emigrantëve, shumë efektive në aspektin e polarizimit. Dhe ndoshta në vitin 2027 për të marrë vota në zgjedhje./Pamfleti nga “Huffington Post”kriza e migracionit modeli shqiptar i melonit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Paratë e pista po helmojnë konkurrencën”, Tabaku: Industria fason në krizë, qeveria po rrezikon mijëra vende pune 4 Gusht 2026, 11:0711:07Politike Frika e Edi Ramës për të lëvizur: Është ‘shah’ nga të gjitha anët! 4 Gusht 2026, 10:2210:22Politike Braçe denoncon shtrenjtimin e produkteve ushqimore: Çmimet janë çmendur, po zhvasin konsumatorët 4 Gusht 2026, 10:0010:00Politike DASH: SHBA miraton kredinë ushtarake 302 milionë dollarë për Shqipërinë 4 Gusht 2026, 09:1009:10Politike Eurodeputetja franceze: Revolta popullore, hapi logjik kur qeveria u shtron tapetin e kuq oligarkëve 3 Gusht 2026, 14:1814:18Politike Gara për kryeprokuror, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrave, PS ka prishur çdo bashkëpunim 3 Gusht 2026, 11:3011:30Politike