Lajme Zone
Gërvalla: Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërime, institucionet kishin informacione për rrezikun ndaj jetës së saj
PolitikëTelegrafi

Gërvalla: Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërime, institucionet kishin informacione për rrezikun ndaj jetës së saj

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se kryeministrit i është dorëzuar raporti i Zyrës së Koordinatores për Familje, Dhunën ndaj Grave dhe Dhunën me Bazë Gjinore, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se kryeministrit i është dorëzuar raporti i Zyrës së Koordinatores për Familje, Dhunën ndaj Grave dhe Dhunën me Bazë Gjinore, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.Gërvalla ka deklaruar se raporti mbështetet në dokumentacionin e institucioneve përgjegjëse dhe përfshin periudhën nga raportimi i parë i viktimës, më 10 korrik 2026, deri në vrasjen e saj, më 25 tetor. Megjithatë, sipas ministres, raporti është ende pjesërisht i plotë, pasi Zyra e Koordinatores nuk ka marrë të gjitha përgjigjet dhe dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet përkatëse.Pas thirrjeve për dorëheqje, Gërvalla dhe Sveçla nuk e shohin largimin si zgjidhje“Presim dokumentacion dhe sqarime shtesë. Deri më tani, dokumentacioni nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa. Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim. Institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime serioze për rrezikun ndaj jetës së saj”, ka deklaruar Gërvalla.Sipas të dhënave të prezantuara nga ministrja, më 10 korrik 2026, Arlinda Zekaj kishte raportuar në polici se po përjetonte dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj. Ajo kishte raportuar gjithashtu për kërcënime, dhunë dhe posedimin e një arme me leje nga bashkëshorti.Gërvalla: Vrasja e Arlinda Zekajt me shumë gjasë mund të ishte parandaluarPavarësisht se ishte bashkëpronare e shtëpisë, Zekaj kishte deklaruar se bashkëshorti dhe familjarët e tij po e pengonin të hynte në pronën e saj.Më pas, më 7 shtator, ajo kishte kërkuar mbrojtje emergjente në Gjykatën Themelore në Pejë. Po atë ditë, sipas Gërvallës, ajo i kishte dërguar gjykatës një mesazh ku shprehte frikën për jetën e saj. “Raporti konstaton shkelje jo vetëm të afateve ligjore në trajtimin e kërkesës së Arlind Zekajt nga Gjykata Themelore në Pejë. Më 7 shtator, gjykata miraton pjesërisht kërkesën për mbrojtje emergjente. Më 9 shtator, Arlinda Zekaj e kundërshton këtë vendim, pasi nuk përfshinte kujdesin për djalin e saj. Sipas nenit 48 të Ligjit, gjykata ka në dispozicion vetëm shtatë ditë për të vendosur për kundërshtimin, që i bie se deri më datën 16 shtator do të duhej të përfnte në gjykatë. Seanca u thirr vetëm për datën 24 shtator, u shty, vazhdoi më 5 tetor, ku zgjati vetëm 15 minuta, u shty përsëri për shkak të mungesës së raportit të Qendrës për Punë Sociale dhe u mbajt më 13 tetor. Pra, gati një muaj vonesë. Vetëm më 16 tetor u nxor aktvendimi për urdhër mbrojtje. Më shumë se një muaj jashtë afateve ligjore. Raporti evidenton edhe një fakt tjetër shqetësues. Më 17 shtator, një ditë pasi kishte kaluar afati ligjor, Arlinda Zekaj i është drejtuar kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhiaj, duke paralajmëruar për vonesat dhe rrezikun ndaj jetës së saj. Përgjigjja nuk erdhi më 20 shtator, por më 20 tetor. Në këtë përgjigje, kryetari i gjykatës konstaton se gjyqtari kishte vepruar brenda afateve ligjore. Dokumentacioni ynë dhe ligji tregojnë diçka tjetër. Po më 20 tetor, Arlinda Zekaj i shkroi përsëri kryetarit të gjykatës, duke shprehur zhgënjimin e saj dhe duke paralajmëruar se do ta vrisnin si pasojë e neglizhencës institucionale. Raporti evidenton gjithashtu se vendimet gjyqësore për kthimin e saj në shtëpi nuk ishin zbatuar. Më 20-21 tetor, Qendra për Punë Sociale njoftoi zyrtarisht gjyqtarin Migjen Kastrati për moszbatimin e urdhrit mbrojtës. Nga dokumentacioni që kemi në dispozicion nuk rezulton se gjyqtari ka ndërmarrë vendime për adresimin e kësaj situate. Deri më sot nuk kemi asnjë sinjal se në cilën formë do të adresohen këto shkelje të gjyqtarit përgjegjës dhe kryetarit të gjykatës”, tha ajo. Sipas Gërvallës, raporti ka evidentuar probleme serioze edhe në veprimet e Prokurorisë në Pejë. /Telegrafi/