TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi dje një takim me shqiptarë në New Jersey. Nga atje, Berisha sulmoi administratën e shkuar amerikane që e shpalli non grata, ndërsa komentoi edhe protestat që po mbahen në Tiranë të njohura si “Revolucioni Flamingo”. Por, ajo çfarë tërhoqi vëmendje ishte pikërisht pritja që "flamingot e diasporës" i kishin bërë kreut të Partisë Demokratike. Një protestë, përmes së cilës i kujtuan se për Departamentin Amerikan të Shtetit ai është ende një person non grata. Disa protestues u shfaqën me pankarta kundër Berishës në hyrje godinës ku kryedemokrati zhvilloi takimin me shqiptarët. Protestuesit thirrën në kor “Berisha non grata që nga 1997-ta”, ndërsa të tjerë kishin një pankartë edhe më domethënëse, duke iu referuar lobimit të Berishës në SHBA. “Berisha, 6 milionë nuk mund të ta blejnë vizën amerikane”, thuhej në një prej pankartave, ndërsa në krah të Berishës në SHBA u shfaq edhe shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, drejtuesi i fondacionit “Make Albania Great Again” përmes të cilit kryheshin pagesat për lobimin 6 milionë dollarësh në SHBA të Partisë Demokratike. LEXO EDHE:Çeta e Sali Kullës Një protestues tjetër ishte kujdesur t’i kujtonte Berishës masakrën e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe rreth 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve “Berisha, Gërdeci në fyt do të ngeci”, thuhej në pankartë. Berisha ndodhet në SHBA pesë vite pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Udhëtimi i tij u bë i mundur pas vendimit të DASH të 11 qershorit 2026 për t’i hequr ndalimin e hyrjes në SHBA, pa e hequr megjithatë nga lista e zezë e SHBA. Kreu i PD-së udhëtoi si pjesë e delegacionit të IDU-së për të marrë pjesë sot në Konventën Kombëtare Republikane. Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: gerdeci PD sali berisha SHBA Berisha ne listen e zeze te SHBA lobimi i pd ne shba Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 83.4% Magjistratëve 11.5% Nuk e di 5.1% Vota total: 392 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
