Situatë tepër e ndërlikuar te Juventusi. Pas humbjes 2-0 kundër Genoa-s te ‘zonja e vjetër’ kanë nisur sërish spekulimet për shkarikimin e Luciano Spalletti-t. Në javën e 9 të Seria A ‘zonja e vjetër’ dështoi në transfertë, teksa u ndëshkua dy herë në pjesën e parë nga Ehizibue dhe Baldanzi. Nga minuta e 41 si zëvendësues u aktivizua edhe mbrojtësi i kombëtares Mario Mitaj, i cili i solli fat Genoa-s. Në 4 javët e fundit në kampionat kjo ishte humbja e dytë për Juventusin, ndërsa ka një barazim dhe një fitore. Situatë e cila për të disatën herë vë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Spalletti. Pas humbjes italiani u shpreh se ‘bëmë një ndeshje të dobët dhe për këtë u kërkojmë falje tifozëve’. Mediat italiane ndërkohë kanë nxituar të nxjerrin zëvendësuesit e mundshëm të trajnerit, me Antonio Conte-n i cili qëndron në ‘pole-position’. Për me tepër vetë Conte ka deklaruar se ‘është në pritje të një ekipi të madh që ka humbur shkëlqimin vitet e fundit’. LEXO edhe...Interin e nderojnë 2 autogola të Venezia-s, ribashkohet me Lazio-n në krye! Bologna përmbys Milanin (VIDEO) Disfatë e hidhur edhe për Milanin. “Djalli” u përmbys 2-4 nga Bologna edhe pse pas golit të parë të miqve morën përkohësisht avantazhin 2-1 falë ‘dopietës’ së talentit Cisse. Në pjesën e dytë një autogol shtroi rrugën e fitores për Bologna-n, teksa në vijim ‘dopieta’ e Mbangula-s vulosi 3 pikët për Bologna-n. Shumë hidhërim te Milani që duket se këtë sezon do ta ketë të vështirë të luftojë për një vend në Champions League. Ndryshe paraqitet situata për Interin. Kampionët e Italisë, edhe pse me shumë vuajtje, mposhtën 0-2 Venezia-n. Në këtë transfertë zikaltërit i nderuan dy autogola që erdhën në minutën e 79 dhe 82. Me këtë sukses Interi iu bashkua Lazio-n në krye të Seria A, me 25 pikë pas 9 javësh kampionat. Te fitoret në mesjavë u rikthye Napoli, që fitoi 4-1 në fushën e Monza-s. Golin e shpejtë të Hojlund e barazoi Varela në pjesën e parë, ndërsa në të dytën të besuarit e Allegri-t realizuan 3 herë me Politano-n, Marin dhe De Bruyne. Share Share Ne.k./ReportTv.al napoli antonio conte Luciano Spalletti Seria A mario mitaj juventus genoa Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.5% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 4927 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

