Rreth 1000 kandidatë janë ende në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, nga 1300 që kishin aplikuar fillimisht. Kandidatët po i nënshtrohen testimeve mjekësore, fizike dhe psikologjike për t’u pranuar në Patrullën e Përgjithshme. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, vizitoi Akademinë e Sigurisë, ku u takua dhe bashkëbisedoi me kandidatët që vijojnë konkurrimin. LEXO edhe...Nga 1 janari i 2027-ës, rritje pagash për policinë e Shtetit! 20 mijë lekë plus për efektivët e rolit bazë dhe 10-15 mijë lekë për ata me grada më të larta “Ju falënderoj për interesin dhe besimin që keni treguar për Policinë e Shtetit, duke zgjedhur të konkurroni për t’u bërë pjesë e saj. Numri i lartë i aplikantëve, rreth 1300 në fazën fillestare dhe tashmë rreth 1000 pas fazës së parë, është një tregues pozitiv dhe motivim për të vijuar forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe ndërtimin e një policie gjithnjë e më profesionale. Ju uroj suksese në fazat e konkurrimit dhe ju inkurajoj të angazhoheni maksimalisht për t’u kualifikuar brenda kuotave të përcaktuara. Ju siguroj se procesi deri në fund do të jetë tërësisht transparent dhe do të garantojë shanse të barabarta për të gjithë”, tha Hitaj Drejtori i Policisë u kërkoi gjithashtu kandidatëve ta shohin këtë mundësi si një privilegj për të dëshmuar aftësitë dhe vullnetin e tyre për t'u shërbyer qytetarëve. “Jepni maksimumin tuaj dhe shikojeni këtë mundësi si një privilegj për të dëshmuar aftësitë dhe vullnetin tuaj për t’u bërë pjesë e familjes sonë të madhe, Policisë së Shtetit, dhe për t’iu shërbyer qytetarëve me profesionalizëm e përgjegjshmëri”, përfi Hita. U.D/ReportTv.al Skënder Hita policia e shtetit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.5% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 4946 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

