Lajme Zone
Gazment Bardhi takon ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri: Reforma zgjedhore e territoriale po zhvillohen pa konsensus
PolitikëReport TV

Gazment Bardhi takon ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri: Reforma zgjedhore e territoriale po zhvillohen pa konsensus

Gazment Bardhi është takuar sot me ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri, Marleen Monster. Në qendër të bisedës ishin vijimi i bashkëpunimit me grupin parlamentar të PD dhe mbështetja në procesin e anëtarësimit.

Gazment Bardhi është takuar sot me ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri, Marleen Monster. Në qendër të bisedës ishin vijimi i bashkëpunimit me grupin parlamentar të PD dhe mbështetja në procesin e anëtarësimit. Bardhi i ka shprehur ambasadores edhe shqetësimet për situatën politike në vend lidhur me krimin dhe korrupsionin, zgjedhjet si dhe reformën territoriale e zgjedhore. LEXO edhe...PD kundër projektligjit për artistët: Rama po godet të drejtat dhe memorien e artit shqiptar! Artisti s'mund të konsiderohet si një punëtor i zakonshëm “Mikprita sot ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Marleen Monster, me të cilën diskutuam për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe vijimin e bashkëpunimit ndërmjet Grupit Parlamentar të PD-së dhe Ambasadës Holandeze në Tiranë. Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, mbi bazën e meritës dhe zbatimit të reformave të qëndrueshme. Gjatë takimit ndava shqetësimet tona për situatën politike në vend, ndikimin e krimit dhe korrupsionit në institucionet shtetërore, mungesën e garancive për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe për proceset e Reformës Territoriale dhe Reformës Zgjedhore, të cilat, po zhvillohen pa konsensus dhe pa gjithëpërfshirje. Dialogu me partnerët ndërkombëtarë dhe bashkëpunimi institucional mbeten të rëndësishëm për forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe integrimit evropian të Shqipërisë”, shkruan Bardhi në postimin e ndarë në rrjetet sociale. P.J/ReportTv.al gazment bardhi Marleen Monster PD reforma territoriale reforma zgjedhore Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.4% Jo 38.5% Disi 7.1% Vota total: 2537 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?