Lajme Zone
Gazment Bardhi: Sulmi i Ramës ndaj News24 është një medalje për televizionin
PolitikëBalkanWeb

Gazment Bardhi: Sulmi i Ramës ndaj News24 është një medalje për televizionin

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj News24. “Sulmi ndaj medias është i papranueshëm dhe cenon drejtpërdrejt lirinë e fjalës dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Sulmi i Edi Ramës ndaj News24 është një medalje për këtë televizion, që zgjedh të qëndrojë në krah të interesit publik dhe jo në shërbim të interesave korruptive të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut”, shprehet ai.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj News24. “Sulmi ndaj medias është i papranueshëm dhe cenon drejtpërdrejt lirinë e fjalës dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. Sulmi i Edi Ramës ndaj News24 është një medalje për këtë televizion, që zgjedh të qëndrojë në krah të interesit publik dhe jo në shërbim të interesave korruptive të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut”, shprehet ai. Gjithashtu, Bardhi dënon edhe incidentin ku forcat e policisë shtyn gazetarin e News24, Renaldo Salianji, për faktin e thjeshtë se po raportonte nga terreni. “Shprehja ‘Më plasi mua që je gazetar!’ nuk është gjuha që pritet nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Është shprehje përçmimi ndaj ligjit, ndaj lirisë së medias dhe ndaj qytetarëve që kanë të drejtë të informohen. Uniforma e shtetit nuk është mburojë për arbitraritetin dhe as licencë për të shkelur të drejtat e gazetarëve”, shprehet Bardhi. Postimi i kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi Sulmi ndaj medias është i papranueshëm dhe cenon drejtpërdrejt lirinë e fjalës dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Sulmi i Edi Ramës ndaj News24 është një medalje për këtë televizion, që zgjedh të qëndrojë në krah të interesit publik dhe jo në shërbim të interesave korruptive të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Por është edhe më e rëndë kur retorika armiqësore e kryeministrit ndaj medias reflektohet në terren përmes sjelljeve arbitrare dhe veprimeve të paligjshme të punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët pengojnë gazetarët e News24 të ushtrojnë detyrën e tyre.

Shprehja “Më plasi mua që je gazetar!” nuk është gjuha që pritet nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Është shprehje përçmimi ndaj ligjit, ndaj lirisë së medias dhe ndaj qytetarëve që kanë të drejtë të informohen. Uniforma e shtetit nuk është mburojë për arbitraritetin dhe as licencë për të shkelur të drejtat e gazetarëve.

Policia nuk është pronë e qeverisë dhe media nuk është zgjatim i pushtetit. Detyra e policisë është të zbatojë ligjin, jo të bëhet instrument presioni ndaj gazetarëve. Detyra e medias është të informojë publikun, jo të kërkojë leje nga pushteti për të bërë punën e saj.

Çdo përpjekje për të frikësuar, intimiduar apo penguar gazetarët duhet të marrë përgjigje të qartë institucionale dhe ligjore.

Liria e medias nuk negociohet. Gazetarët nuk kërcënohen. Shteti nuk mund të sillet si pronë private e kryeministrit © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: bardhi protesta