Pas një akti kanosës të kryer mbrëmjen e së premtes në Korçë, gazetarja e CNA, Iris Rezhda është përballur me mesazhe kërcënuese.
Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, gazetarja tregon se ka marrë kërcënime që prekin familjarët e saj.
Rezhda thekson se për këtë arsye ka bërë kallëzim në polici dhe ka vënë në dijeni autoritetet përkatëse. “Nuk doja të arrija deri këtu, por tani jam e detyruar të flas.
Pas asaj që ndodhi dje gjatë ushtrimit të detyrës sime si gazetare, tashmë kërcënimet nuk janë drejtuar vetëm ndaj meje. Kanë nisur të prekin edhe familjarët e mi. Kur preket familja, situata merr një tjetër dimension. Për këtë arsye, bashkë me babain tim Refit H. Rezhda, kemi bërë kallëzim në polici dhe kemi vënë në dijeni autoritetet për gjithçka që ka ndodhur.
Unë nuk kam frikë të bëj punën time. Por askush nuk ka të drejtë të përdorë familjen time për të më intimiduar apo për të më bërë të hesht.
Dua ta them shumë qartë: presioni ndaj meje nuk do të më bëjë të heq dorë nga profesioni im dhe kërcënimet ndaj familjes sime nuk do të më mbyllin gojën.
Familja ime nuk është pjesë e punës sime dhe askush nuk ka të drejtë ta bëjë atë pjesë të saj!”,-shkruan Rezhda. Mesazhi kërcënues dërguar gazetares Iris Rezhda Episodi i djeshëm lidhej me intimidimin, sharjet dhe ofendimet ndaj gazetares nga deputeti analfabet i Korçës, i mbështetur nga krimi dhe droga, Fidel Kreka, si edhe simpatizantët e tij.
Banditët që kanë kanosur gazetaren ishin Fidel Kreka, Xhoni Feratllari, Ilir Guri dhe Paulin Mete.
Ngjarja ndodhi ndërsa mbrëmjen e së premtes u zhvillua një takim i demokratëve të Korçës me kryedemokratin Sali Berisha./CNA Sulmi ndaj gazetares/ Berisha distancohet nga deputeti analfabet dhe banditët e tij 3 Tetor, 09:50 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

