Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gaz lotsjellës pa masë te Rruga e Elbasanit! Policia bllokon kryqëzimin te Xhamia e Namazgjasë


Përplasjet dhe ndërhyrja e forcave të rendit janë përhapur përgjatë Rrugës së Elbasanit, pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku situata po precipiton me shpejtësi.

Përplasjet dhe ndërhyrja e forcave të rendit janë përhapur përgjatë Rrugës së Elbasanit, pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku situata po precipiton me shpejtësi. Efektivët e policisë kanë vendosur një bllokadë të fortë në kryqëzim për të pamundësuar lëvizjen dhe depërtimin e turmës drejt godinës së Parlamentit. Nën këtë perimetër sigurie, forcat e rendit kanë lëshuar sasi të mëdha gazi lotsjellës, duke e hedhur atë drejtpërdrejt në mes të turmës së protestuesve që po qëndronin në mënyrë paqësore. Përdorimi masiv i gazit në këtë aks ka krijuar kaos dhe panik te qytetarët e pranishëm, ndërsa lëvizja drejt zonës së Parlamentit mbetet tërësisht e bllokuar nga kordoni policor për momentin. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb