Lajme Zone
Gati për pushime! Idetë e thonjve idealë për verën frymëzohen nga destinacioni ku do të shkoni
PolitikëReport TV

Gati për pushime! Idetë e thonjve idealë për verën frymëzohen nga destinacioni ku do të shkoni

Vijat që na kujtojnë peshqirët e plazhit, efekti perlë që të shkojë me çdo veshje e bizhuteri, lule 3D të kombinuara me manikyrin klasik francez, pika uji, forma guaskash, ngjyra e kaltër, dizajne të frymëzuara nga bregdeti i Amalfit apo nga kombinime që të sjellin ndërmend perëndimin e diellit, zgjedhjet janë të pafundme.

Vera është stina kur mund të guxoni me dizajnet e thonjve. Ndoshta është dielli ose garderoba plot ngjyra, por sapo vjen moti i ngrohtë, lind për t’iu larguar manikyrit të thjeshtë e të pastër me diçka më lozonjare dhe më të guximshme. Këtë sezon frymëzimin duhet ta merrni nga vendet që do të vizitoni për pushime. Për secilin prej tyre, ka ide që i shkojnë për shtat çdo udhëtimi. LEXO edhe...Kujdes me bërjen e thonjve, BE thotë se është e rrezikshme: Jo TPO në manikyrin xhel, ndikon në fertilitet Edhe nëse nuk keni planifikuar ndonjë udhëtim, një manikyr i frymëzuar nga destinacionet është një mënyrë argëtuese për të sjellë atmosferën e verës në ‘majat’ e gishtave. Vijat që na kujtojnë peshqirët e plazhit, efekti perlë që të shkojë me çdo veshje e bizhuteri, lule 3D të kombinuara me manikyrin klasik francez, pika uji, forma guaskash, ngjyra e kaltër, dizajne të frymëzuara nga bregdeti i Amalfit apo nga kombinime që të sjellin ndërmend perëndimin e diellit, zgjedhjet janë të pafundme. Share P.J/ReportTv.al thonjte Komento Komente Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës? Spanja 59.6% Argjentina 35.3% Nuk kam mendim 5.1% Vota total: 2518 Sondazhi i ditës: Finalja Spanjë-Argjentinë, kush e fiton Kupën e Botës?