Lajme Zone
“Gati për mision”/ Forcat shqiptare dhe amerikane, aktivitet trajnimi në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën e Forcës Tokësore
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Gati për mision”/ Forcat shqiptare dhe amerikane, aktivitet trajnimi në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën e Forcës Tokësore

Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë zhvilluan një aktivitet trajnimi në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën e Forcës Tokësore.

Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë zhvilluan një aktivitet trajnimi në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën e Forcës Tokësore.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë deklaroi se ku u kryen përgatitjet dhe pajisjet e kabinave të helikopterëve UH-60 Black Hawk për misione të evakuimit mjekësor, si dhe u testuan pajisjet e monitorimit të pacientëve, për ofrimin e kujdesit mjekësor në bord në të ardhmen.

“Gati për mision në Shqipëri! Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë zhvilluan një aktivitet trajnimi në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën e Forcës Tokësore, ku u kryen përgatitjet dhe pajisjet e kabinave të helikopterëve UH-60 Black Hawk për misione të evakuimit mjekësor, si dhe u testuan pajisjet e monitorimit të pacientëve, për ofrimin e kujdesit mjekësor në bord në të ardhmen. Gjeneralmajorja Lisa Hou, Drejtoreshë e Zyrës së Shërbimeve Mjekësore në Byronë e Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, vizitoi aktivitetin për të ndjekur nga afër trajnimin dhe vlerësoi profesionalizmin dhe aftësitë e personelit të Forcës Ajrore. Ky bashkëpunim i vazhdueshëm forcon më tej partneritetin ndërmjet forcave amerikane dhe shqiptare, në mbështetje të operacioneve reale të kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim./abcnews.al Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet SHBAshqiperi