Lajme Zone
Marrëveshja e Trump-it me Iranin, si historitë e Nastradinit
BotëPamfleti

Marrëveshja e Trump-it me Iranin, si historitë e Nastradinit

foto ilustrim Uashingtoni dhe Teherani nuk kanë zhvilluar negociata domethënëse për paqen që nga memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar më 17 qershor. Armëpushimi që pasoi atë marrëveshje u shemb në më pak se një muaj... Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë një tjetër sinjal për rikthimin e mundshëm në tryezën e negociatave me Iranin. Në një postim në Truth Social, Trump tha se Shtetet e

foto ilustrim Uashingtoni dhe Teherani nuk kanë zhvilluar negociata domethënëse për paqen që nga memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar më 17 qershor. Armëpushimi që pasoi atë marrëveshje u shemb në më pak se një muaj... Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë një tjetër sinjal për rikthimin e mundshëm në tryezën e negociatave me Iranin. Në një postim në Truth Social, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë “të hapura për angazhim” me Iranin dhe pretendoi se Teherani dëshiron të arrijë një marrëveshje paqeje “shpejt dhe me çdo kusht”. Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se vendimi përfundimtar do t'i takojë atij. Sipas Sky News, Uashingtoni dhe Teherani nuk kanë zhvilluar negociata domethënëse për paqen që nga memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar më 17 qershor. Armëpushimi që pasoi atë marrëveshje u shemb në më pak se një muaj.

Trump ka paralajmëruar disa herë një marrëveshje:

Më 23 mars, Trump tha: “Mendoj se do t’i japim fund. Nuk mund t’ju them me siguri”.

Dy ditë më vonë, më 25 mars, ai deklaroi se iranianët “duan shumë të bëjnë një marrëveshje”, por shtoi se kishin frikë ta thoshin këtë për shkak të pasojave që mund të kishin brenda vendit.

Më 26 mars, Trump i cilësoi iranianët si negociatorë të zotë dhe tha se ata “po luten për të arritur një marrëveshje”.

Më 29 mars, presidenti amerikan u shpreh edhe më qartë: “Unë shoh një marrëveshje me Iranin, po”.

Më 15 prill, Trump tha se situata ishte pranë përfundimit: “Mendoj se është afër përfundimit, e shoh si shumë pranë përfundimit”.

Më 16 prill, ai deklaroi se negociatat “duken shumë mirë”, duke shtuar se SHBA-ja do të arrinte një marrëveshje me Iranin dhe se ajo do të ishte “një marrëveshje e mirë”.

Më 17 prill, Trump parashikoi se marrëveshja mund të arrihej shumë shpejt: “Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje brenda një ose dy ditësh. Nuk mendoj se ka shumë dallime të rëndësishme”.

Më 20 prill, ai tha se “gjithçka do të ndodhë relativisht shpejt”.

Më 1 maj, Trump deklaroi: “Kur të përfjë lufta, gjë që nuk duhet të zgjasë shumë...”.

Më 18 maj, presidenti amerikan tha se iranianët po i afroheshin një marrëveshjeje: “Ata mendojnë se po i afrohen shumë arritjes së një marrëveshjeje”.

Më 19 maj, ai shkoi edhe më tej, duke thënë: “Do t’i japim fund asaj lufte shumë shpejt”.

Më 23 maj, Trump deklaroi se “një marrëveshje është negociuar në masë të madhe, në pritje të finalizimit”.

Më 28 maj, ai tha se palët ishin “pranë një marrëveshjeje shumë të mirë”.

Më 7 qershor, Trump deklaroi: “Jemi shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare me Iranin. Do të jetë një marrëveshje e mirë”.

Më 8 qershor, ai tha se negociatat po vazhdonin dhe se iranianët dëshironin “shumë të arrinin një marrëveshje”, duke shtuar: “Ata janë të gatshëm të na japin gjithçka”.

Më 9 qershor, Trump deklaroi se palët ndodheshin “në fazën përfundimtare” të asaj që ai e përshkroi si “një marrëveshje shumë, shumë të mirë”, e cila do të eliminonte armët bërthamore.

Më 11 qershor, presidenti amerikan tha se diskutimet dhe pikat përfundimtare të marrëveshjes ishin hartuar dhe miratuar në koncept nga të gjitha palët e përfshira, duke shtuar se koha dhe vendi i nënshkrimit do të njoftoheshin së shpejti.

Më 14 qershor, Trump e paraqiti marrëveshjen si praktikisht të përfunduar: “Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e përfunduar”.

Më 16 qershor, ai deklaroi: “Irani ka rënë dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore!”.

Dhe më 17 qershor, Trump tha përsëri: “Mendoj se do të bëhet. Ata duan të nënshkruajnë”.

Kështu, vetëm nga 23 marsi deri më 17 qershor, postimet e Trump në "TruthSocial", dokumentojnë 20 raste ku ai ka folur për përfundimin e luftës, përparimin e negociatave ose një marrëveshje me Iranin që ishte arritur apo ndodhej pranë finalizimit.trump shba irani Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Nga Tinder te alarmi në NATO: Misteri i gruas që trazoi një bazë ushtarake 14 Shtator 2026, 17:5917:59Rajoni dhe Bota ‘Martesa’ e detyruar Kanada-BE 14 Shtator 2026, 17:2917:29Rajoni dhe Bota Trump me tone kërcënuese: Po zhvillohet një komplot i sëmurë kundër Inteligjencës Artificiale 14 Shtator 2026, 16:5316:53Rajoni dhe Bota Serbia e Vuçiçit ende beson në mitologjinë millosheviçiane-shesheliane! 14 Shtator 2026, 16:5116:51Rajoni dhe Bota Kriza në Hormuz, Macron: Franca po synon rrugë alternative energjetike 14 Shtator 2026, 16:3516:35Rajoni dhe Bota Trump ndryshon kursin ndaj Serbisë, Vuçiç fiton terren 14 Shtator 2026, 16:3416:34Rajoni dhe Bota