Janë zbuluar gjashtë kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Siç raportohet nga gazetarja Klodiana Lala, në listën e zyrtarëve që synojnë këtë post kryesor përfshihen emra të njohur të drejtësisë, konkretisht kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi; Fatjona Memçaj, e cila shërben si prokurore në Eurojust në mandatin e dytë; ish-prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku; prokurori Ylli Pjetërnika; prokurorja e Tiranës, Rovena Bozo; si dhe prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi. Procesi i garës për Prokuror të Përgjithshëm është hapur zyrtarisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), pasi aktualisht Prokurorit të Përgjithshëm, z. Olsian Çela, i afrohet fundit të mandatit, i cili skadon në muajin dhjetor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

