Kampionati i 15-të i fluturimeve të lira “Korça Open Air” pritet të zhvillohet në datat 30 dhe 31 tetor, si dhe më 1 nëntor, në Aerodromin e Lumalasit, duke sjellë në qiellin e Korçës një garë të madhe saktësie në fluturimet e lira dhe parashutizëm.
Aktiviteti organizohet nga Federata Shqiptare e Aeronautikës Sportive dhe pritet të mbledhë pilotë ndërkombëtarë dhe rajonalë, të cilët do të garojnë në një prej aktiviteteve më të rëndësishme të këtij sporti.
Për tri ditë me radhë, pjesëmarrësit do të sfidojnë aftësitë dhe saktësinë e tyre në fluturime, ndërsa aktiviteti pritet të tërheqë vëmendjen e sportdashësve dhe të apasionuarve pas sporteve ajrore.
Një tjetër risi për publikun është transmetimi i drejtpërdrejtë i kampionatit në CNA TV, duke u dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve të ndjekin nga afër garat dhe emocionet e “Korça Open Air” në 3 ditë rrjesht dhe transmetimeë live./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

