E shtuna e 21 nëntorit në Gurgl të Austrisë do të jetë një garë shumë e rëndësishme për Lara Colturin edhe pse jemi në fillim të sezonit të Kupës së Botës në ski. Pas dy vendeve të dyta në Solden dhe Levi, 19-vjeçarja rikthehet në Austri. Këtë herë është në lojë jo vetëm një garë e vetme, por edhe renditja e përgjithshme, pasi Lara Colturi ndan vendin e parë me Ema Aicher. Gjermanja dhe sportisja e cila përfaqëson Shqipërinë kanë nga 160 pikë në renditjen e përgjithshme dhe në Gurgl do të bëhet diferenca. Gara e Austrisë këtë fundjavë do të jetë në disiplinën e Slalomi-t, që është e pëlqyer për Larën dhe që vjen pas 7 ditësh nga gara e Levit. Pikërisht në këtë pistë Ema Aicher arriti të kapte me pikë skiatoren e Shqipërisë, pasi u rendit e para me vetëm 43 të qindtat më e shpejtë se Colturi. LEXO EDHE:Nisje e jashtëzakonshme e sezonit për Lara Colturi-n, tjetër vend i dytë në Kupën e Botës të skive (VIDEO) Të shtunën në Slalom lëshimi i parë i garës do të nisë në orën 10:30, ndërsa lëshimi i dytë, që përcakton përfundimisht renditjen, nis në orën 13:30. Nga fundjava e ardhshme do të nisin edhe garat dyshe, me disiplinat Slalom dhe Slalomi Gjigand të ndërthura në të dy ditët e fundjavës. Skiatoret do të largohen nga Evropa për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne.k. Ne.k. Shqiptarja.com TAG: Lara colturi kupa e botes ne ski Gurgl ema aicher Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 11:04
A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.5% Jo 29.5% Nuk e di 9% Vota total: 2070 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
