Aktet e dhunës në Tiranë veçnërisht në javën e parë të protestës është financuar nga fushatat që janë bërë në rrjetet sociale. Një protestues tregon se nëpërmjet këtyre fushatave përmes 'GoFundMe' arritën që të mblidhnin 5, 698, 09 dollarë. Por si u ndan dhe kush përfitoi nga kjo shumë monetare? LEXO edhe...Vrasja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë: Gjumi s’ka me ju marrë! Kërkohet dorëheqjen e ministrave Gërvalla e Sveçla Përmes disa fotove të publikuara në llogarinë e tij qytetari tregon se për një protestë para parlamentit europian janë shpenzuar rreth 5120 euro. Ai tregon se ka qëndruar dy ditë në Bruksel dhe nga shuma i mbetën 4620 euro. Një pjesë të kësaj shume ai tregon se e ka shpërndarë te djemtë e ‘vijës së parë’ në protestën e zhvilluar në 23 tetor. Më tej ai tregon se 1000 mijë euro i ka dhënë një djali të mituri me statusin jetim. Me këtë të fundit ai kishte kontaktuar me mesazhe në whatsapp ku edhe i kishte kërkuar numrin e llogarisë së nënës së tij për të derdhur paratë. "Dërgova 1000 euro tani. Besoj se për disa ditë duhet të vijnë për disa ditë. Shumë flm", lexohet në mesazhet e publikuara. Ndërkohë pjesa tjetër e parave e cila është 1442 euro ai thotë se janë rezervë dhe nuk do të përdoren deri në një njoftim të dytë. Share Xh.K/ReportTv.al proteste protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.5% Jo 23.5% Nuk e di 3% Vota total: 4501 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

