Lajme Zone
Furtunë largimesh! Ikin Ilir Binaj, Ami Kozeli, Ergys Verdho, Myzyri… Nga Tatimet te Doganat, ARRSH, KESH dhe OBP, drejtorët që iu bindën ultimatumit të Ramës për dorëheqje! Çfarë pritet të hënën
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Furtunë largimesh! Ikin Ilir Binaj, Ami Kozeli, Ergys Verdho, Myzyri… Nga Tatimet te Doganat, ARRSH, KESH dhe OBP, drejtorët që iu bindën ultimatumit të Ramës për dorëheqje! Çfarë pritet të hënën

Pas ultimatumit të dhënë nga kreu i qeverisë Edi Rama për largimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive. Ergys Verdho, administratori i Hekurudhës Shqiptare, ishte i pari që dha dorëheqjen paraditen e sotme. Ai u pasua nga Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave, si dhe Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Dorëheqjen ka dhënë edhe Etugert Llazi, drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Pas ultimatumit të dhënë nga kreu i qeverisë Edi Rama për largimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive.

Ergys Verdho, administratori i Hekurudhës Shqiptare, ishte i pari që dha dorëheqjen paraditen e sotme. Ai u pasua nga Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave, si dhe Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Dorëheqjen ka dhënë edhe Etugert Llazi, drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit. Kërkesa për largim ka përfshirë edhe drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, vetëm nëntë ditë pas emërimit të saj. Bodo mori drejtimin e institucionit më 14 tetor, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit. Urdhri i kryeministrit u është përcjellë drejtuesve nga ministrat përkatës. Procesi është parashikuar të përfjë deri të hënën, më 26 tetor.

Përveç drejtoreshës së Burgjeve, dorëheqja i është kërkuar Besmir Kolës, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ergys Qiricit, drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit, dhe Valdrin Pjetrit, drejtues i Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Në këtë listë përfshihet edhe Eduard Merkaj, kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Kërkesa është shtrirë gjithashtu te drejtuesit e institucioneve dhe kompanive publike në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ministri Enea Karakaçi ua ka komunikuar atë vartësve gjatë një mbledhjeje të zhvilluar në orën 18:30. Mes drejtuesve të cilëve u është kërkuar dorëheqja janë Eltar Deda, administrator i Albpetrolit, Ami Kozeli, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Elisian Bici, administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, dhe Viola Haxhiademi, administratore e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Kërkesa përfshin edhe Dritan Isakun, drejtorin e Përgjithshëm të Albcontrol. Ndërkohë, Verdho, i cili më parë ka drejtuar ARRSH-në dhe KESH-in, është ndër drejtuesit që tashmë ka paraqitur dorëheqjen nga Hekurudha Shqiptare.

Jashtë këtyre sektorëve, kërkesa për largim prek Silda Anagnosti Çepen, administratore e kompanisë shtetërore IdentiTek, dhe Ervin Koçin, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare.

Në listë janë edhe Laura Plaku Saro, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, si dhe Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Deri të hënën pritet të përfjë dorëzimi i të gjitha dorëheqjeve të kërkuara. Për një pjesë të drejtuesve largimi tashmë është njoftuar, ndërsa për të tjerët është komunikuar kërkesa për të ndjekur procedurën e dorëheqjes.

LISTA E PERSONAVE QË KANË DHËNË DORËHEQJEN:

Ministria e Drejtësisë

1. Besmir Kola, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës

2. Ergys Qirici, drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit

3. Valdrin Pjetri, drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

4. Eduard Merkaj, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale

5. Sadleva Bodo, drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve, e emëruar vetëm më 14 tetor

Infrastruktura dhe Energjia

6. Eltar Deda, administrator i Albpetrolit

7. Ami Kozeli, drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së

8. Elisian Bici, administrator i OST-së

9. Viola Haxhiademi, administratore e KESH-it

10. Ergys Verdho, administrator i Hekurudhës Shqiptare

11. Dritan Isaku, drejtor i Përgjithshëm i Albcontrol

Agjencitë dhe institucionet shtetërore

12. Silda Anagnosti Çepe, administratore e IdentiTek

13. Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara

14. Ervin Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare

15. Laura Plaku Saro, drejtoreshë ekzekutive e AIDA-s

16. Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së

17. Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Financat dhe Ekonomia

18. Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave

19. Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

20. Etugert Llazi, drejtor i Përgjithshëm i QKB-së. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb